E cilësuar si loja më e rrezikshme që ka qarkulluar ndonjëherë në internet “Balena blu”, raportohet se është përhapur edhe në Shqipëri, rast i bërë me dije në emisionin “Top Shoë”.
Kjo lojë ka për qëllim të fusë në kurth fëmijët, të cilët të komanduar nga kuratorë (njeriu që e kontakton fëmijën përmes rrjeteve sociale dhe i kërkon të luajë, për ta monitoruar më pas), e detyron të nisë lojën e torturave të njëpasnjëshme.
Nga prerja e vetes me thikë, zgjimi në mes të natës për të parë videot e tmerrshme që të dërgon kuratori, sfida të tjera, e në fund të 50 ditëshit, kuratori i kërkon fëmijës të hidhet nga tarraca e një pallati të lartë.
Psikologia e shkollave, Ornela Belba, u shpreh gjatë emisionit për rastin e parë në Shqipëri, atë të një 9-vjeçareje që ishte kontaktuar nga një kurator dhe ishte përfshirë në lojë. Për fat të mirë, e ëma e kishte pikasur atë në fazat e para, duke parandaluar ngjarjen e tmerrshme.
(XH.A/SHUPLAKA)