Rrahja për vdekje e një të riu vetëm 20-vjeç në Itali u përfol jo pak si një dhunë e ushtruar nga të rinj shqiptarë. Ndërkohë që të gjithë titujt e mediave flisnin për një dhunë barbare në dalje të një lokali.
Ditën e sotme dalin detaje të reja ku thuhet se asnjë shqiptar nuk ka qenë i pranishëm në këtë incident.
Këtë fakt e ka deklaruar sot në një konferencë shtypi Prokurori i çështjes Giuseppe de Falco duke komunikuar se për vdekjen e italianit Emanuele Morgani. Janë arrestuar dy shtetas italianë, vëllezër, dhe janë vënë nën hetim 7 persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes pranë një diskoteke të njohur të qytetit të Alatrit. Motivi i grindjes ka qënë konsumi i një pije. Duke u degjeneruar më pas në një dhunë të tmerrshme jashtë lokalit. 20 vjeçari italian është rrahur me zinxhirë e mjete të forta deri në thyerjen e kafkës me pasojë vdekjen e tij. Trupi i tij është tërhequr si trofe nëpër rrugët e Alatri. Pas 36 orësh agoni Emanuele Morgani ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit.
Ndaj kësaj ngjarje të rëndë është prononcuar dhe vetë Presidenti i Republikës Italiane Sergio Mattarella duke u shprehur “Kurrë më dhunë si në ngjarjen e Alatrit. Të luftojmë së bashku dhunën që shpërndahet në internet, por dhe dhunën në marrëdhëniet humane. (E.K/SHUPLAKA)