09:28 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Loja me palmat, do zëvendësohen me pisha. Kostoja nga xhepat e qytetarëve 2.5 milionë Euro

10:16 | 19/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Loja me palmat, do zëvendësohen me pisha. Kostoja nga xhepat e qytetarëve 2.5 milionë Euro

Bashkia e Tiranës planifikon që të zëvendësojë deri në fund të këtij viti palmat me pisha në segmentin e autostradës Tiranë Durrës, nga mbikalimi i Kamzës te ai i Kasharit. Vendimi është bërë i ditur në relacionin për disa ndryshime dhe rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e Bashkisë së kryeqytetit për vitin 2017.

“Gjatë periudhës që sapo kaloi me thatësirë të pazakonte, bimësia dekorative (palmat e mbjella) nuk u përshtatën me kushtet klimatiko-tokësore të Tiranës, kësisoj nuk i mbijetuan zhvillimit të ciklit të tyre jetësor”, thuhet në relacion. Për këtë arsye propozohet që në vend të palmave të mbillen lloje dekorativësh të pishës së butë, që përshtaten me klimën dhe mjedisin.

Duke qenë se peridha më e mirë për mbjelljen e pishës së butë është muaji dhjetor, kërkohet përfshirja në buxhet e këtij investimi. Për ujitje propozohet sistemi ujitës artificial në formë shiu.

Bashkia ka bërë riplanifikim duke reduktuar fondet për dia artikuj ku është vënë re zbatim i ulët i planit të investimeve, si psh ato të pastrimit.

Kosto e plotë e projektit “Furnizim dhe vendosje drurë dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar” është 333.8 milionë lekë, ose gati 2.5 milionë euro, e shpërndarë në 66.7 milionë lekë në 2017-n, 117 milionë lekë në 2018-n dhe 150 milionë lekë në 2019-n.

Në rishpërndarjen e fondvee të buxhetit, Bashkia ka miratuar edhe rishpërndarjen e fondit të investimeve brenda programit të menaxhimit të rrugëve dhe programit të kujdesit social për vitin 2017, si dhe detajimin e fondeve shtesë të transfertës specifike brenda programit të arsimit parauniversitar dhe edukimit për vitin 2017.

Palmat e palavdishme

Palmat në autostradë u mbollën rreth tre vjet më parë, si pjesë e një plani që përfshiu dhe rregullimin e sinjalistikës në zonën Mbikalimi i Kamzes dhe i Kasharit deri në aeroportin e Rinasit. Kosto e mbjelljes së tyre u raportuar në atë kohë në rreth 1 milionë euro. Dimrin e kaluar palmat nuk i rezistuan të ftohtit dhe u thanë në pjesën më të madhe të tyre. Ndonëse në pjesën më të madhe të vendit, palmat u rigjallëruan me ardhjen e pranverës, në zonën e autostradës ato mbetën të thara me pak përjashtime./Monitor

Etiketa: autostradepalmapisha
Pas

Erisa Xhixho si këngëtare, cilat kanë qenë mesazhet e Metës dhe Kryemadhit. Familjarët: Kujdes mos na flliqësh (VIDEO)

Para

Rama me ambasadorët: Është rritur interesi i investitorëve të huaj për Shqipërinë

Para
Rama me ambasadorët: Është rritur interesi i investitorëve të huaj për Shqipërinë

Rama me ambasadorët: Është rritur interesi i investitorëve të huaj për Shqipërinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Klos, policia jep detaje: Autori ishte fshehur në banesën e vëllait

INSTAT: Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars 2025. Renditja sipas profesioneve

Vuçiç në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

“Mirror”: Durrësi, qyteti i bukur bregdetar i ngjashëm me Ibizën

Rama uron 34-vjetorin e PS: Flamuri ynë më lart se kurrë, 856 177 zemra për Shqipërinë 2030 në BE

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.