08:35 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Loja që po merr qindra jetë edhe në Shqipëri, fëmijët shqiptarë tregojnë eksperiencat e tyre me “Balena Blu” (VIDEO)

18:15 | 09/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Loja që po merr qindra jetë edhe në Shqipëri, fëmijët shqiptarë tregojnë eksperiencat e tyre me “Balena Blu” (VIDEO)

Loja “Balena Blu” u ka futur tmerrin të gjithë prindërve në mbarë botën, pasi shumë të rinj kanë vrarë veten vetëm me qëllimin për ta fituar këtë lojë.

Mirëpo ndërsa mendohej se në Shqipëri kjo lojë nuk ishte e përhapur, një kronikë e News 24-ës tregon të kundërtën.

Vetëm fëmijët tregojnë përpara kamerës detaje të hollësishme mbi lojën, ndërkohë që autoritetet nuk kanë njoftuar për këtë rrezik.

RRËFIMET E FËMIJËVE:

1- “Mua më kanë marrë në telefon dhe më kanë pyetur a dëshiron ta luash Balenën Blu? Por unë e dija që ishte e rrezikshme dhe iu përgjigja: Jo. Pastaj mora kartën dhe e theva”,- tha një fëmijë.

2-“Njoh dy veta në klasën time që e luajnë. Është një lojë interesante thonë se ka të bëjë me jetën tonë dhe nëse bie nga lartësia nuk të gjen gjë”,- tha një vajzë.

3-“Një djalë i klasës time ka çarë dorën, por tani ka fikur celularin se e ka kapur vëllai dhe ia ka ndaluar vëllai”,- tha një tjetër.

4-“Luajnë dy shokët e mi, njëri është në nivelin 31 dhe tjetri në të 35-n. I detyrojnë të zgjohen në mes të natës, folin me vete, janë si lojëra të çmendura”,- tha një tjetër fëmijë.

Mirëpo, pavarësisht se fëmijët pohojnë se po luajnë me këtë lojë, policia nuk ka marrë denoncime konkrete.

 “Deri në këto momente nuk kemi denoncime konkrete për këtë lojë”,- tha Artan Dashi, shef i krimit kibnerbetik në Tiranë.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se “Balena Blu” është krijuar nga një 21- vjeçar rus Philip Budeikin i cili ndodhet në burg. Pak kohë më parë deklaroi se objektivi ishin pikërisht fëmijët, të cilët i quajti “mbetje biologjike” dhe pretendoi se po “pastronte shoqërinë”.

Mbi 140 fëmijë dhe adoleshentë kanë vrarë veten vetëm në Rusi, por mesa duket përbën rrezik potencial edhe për fëmijët shqiptarë, pasi ka mbërritur prej kohësh në rrjetet sociale të adoleshentëve më së shumti në Messengerin e Facebook-ut.

“Më kishte çuar ftesë por kur thashë s’më intereson më bënë block”,- tha njëri prej tyre.
“Fillimisht duan foton tënde, pastaj të shtëpisë dhe sfida e tretë ka të bëjë me një video ku ti gjuan veten me shpulla”,- u shpreh një tjetër nxënës i shkollës 9-vjeçare. (D.D/Shuplaka)

https://www.youtube.com/watch?v=gpncIhnwWuA&feature=youtu.be

Etiketa: balena blu
Pas

Helmimi i 100 personave në Peshkopi, merret në hetim pronari i pastiçerisë

Para

Basha zbulon mashtrimin në fletëpalosjen e PS-së, punëtorët janë marrë nga interneti (VIDEO)

Para
Basha zbulon mashtrimin në fletëpalosjen e PS-së, punëtorët janë marrë nga interneti  (VIDEO)

Basha zbulon mashtrimin në fletëpalosjen e PS-së, punëtorët janë marrë nga interneti (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pogradec/Goditet një tjetër rast i kriminalitetit të rrezikshëm: Arrestohet një shtetas me precedent penal, gjatë operacionit policor të koduar “Cold Hand”

Të shtëna me armë në Greqi, vritet ish-zyrtari

Izraeli: Kemi sulmuar një objekt për prodhimin e centrifugave për pasurimin e uraniumit në Iran

Do të luajnë në Europë këtë vit, në skenë për transferimin e Manajt del skuadra ku aktivizohet futbollisti i Kombëtares shqiptare

Izraeli: Mbi 90 të plagosur nga sulmet e fundit iraniane

Linja ajrore izraelite do të fillojë të sjellë qytetarët e bllokuar në shtëpi

Izraeli godet vendndodhjen e municioneve në Iran, Teherani i përgjigjet për herë të parë me raketën balistike supersonike

Mbi 50 avionë luftarakë izraelit sulmojnë objektiva të rëndësishme ushtarake në Iran

David Petraeus dhe ‘matematika e raketave’: Iranit i kanë mbetur më pak se 1 mijë, ato izraelite dhe amerikane do të zgjasin shumë më gjatë

Të dyshuar si agjentë të Izraelit, arrestohen disa persona në qytete të Iranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.