Në ditën e 8-të të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, është rradha e sportistëve të atletikës që të deputojnë. Franko Burraj garoi sot në disiplinën 100 metra, në “Stade de France”, në baterinë e tretë kualifikuese për raundin paraeleminator.
Burraj e përfundoi garën në vendin e 2-të, duke u kualifikuar për në raundin e parë. Ai regjistroi kohën 10.60.
Ndërkohë që nesër është rradha e Luiza Gegës, e cila do të garojë në disiplinën 3000 metra me pengesa.