Ekipi i Lacios sot arriti një fitore të madhe përballë Juventusit në transfertë me rezultatin 1-2. Lacio I’a doli të fitojë me përmbysje pas shënimit të golit nga Juventus.
Protagonist i kësaj fitoreje padyshim është dhe portieri shqiptar Thoma Strakosha i cili në minutën e 94-t priti dhe një penallti të Dibalës i cili do ta çonte lojën në shtesë nëse do të shënonte.
Nëpërmjet një “Story” të publikuar në Instagram nga Strakosha shihet se festa në kampin e Lacios ka shpërthyer.
Lojtarët duken të elektizuar, ata këndojnë dhe brohorasin për fitoren e tyre që para ndeshjes pak kush mund ta kishte menduar. (B.H/Shuplaka)