18:30 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Lojtarët nuk kanë dëshirë!” Tirana në kaos, Mema del hapur: Ky është turp

15:53 | 23/10/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Lojtarët nuk kanë dëshirë!” Tirana në kaos, Mema del hapur: Ky është turp

Ndoshta “kupa është mbushur” edhe për të, pavarësisht se e përjashton veten nga përgjegjësia për humbjen e sotme në Ballsh. Ardian Mema thotë se lojtarëve u mungon shpirti i garës, gjë që po e penalizon Tiranën. Pas humbjes 3-1 në “Adush Muca”, trajneri i bardhebluve nënvizoi: “A ishte kjo, një humbje e merituar? Nuk do të shprehesha kështu. Problemet i patën mbrojtësit tanë, në goditjet standarde. Nuk e kuptoj këtë situatë; ta përgatisësh çdo gjë në detaje dhe ta humbësh ndeshjen për një përqendrim, është për të ardhur keq. Ia dhuruam ne fitoren kundërshtarit. 

Bylisi nuk është se po sulmonte shumë, edhe pse e nisi lart lojën, por luftoi fort për topin e parë. Më erdhi keq për mënyrën se si pësuam. Ka një vit që punojmë për t’i rregulluar këto gjëra, nuk shkon kështu. Goli i tretë erdhi nga hiçi? Të tre golat ia dhuruam kundërshtarit. Edhe sikur skuadra të mos kishte trajner, duhej të kishte më tepër përqendrim e të mos pësonte kësi golash. Nuk di si ta quaj. Të pësosh gol nga goditje standarde, pa lëvizur askush, kjo nuk ka lidhje me trajnerin. Shoh mungesë dëshire të lojtarëve, nuk ka lidhje me trajnerin.

Sikur të kishim lojtarë edhe më të mirë, po të luanim si sot, do të mundeshim. Nuk është rezultat i menaxhimit të keq. Kemi bërë mirë në këtë kampionat, nuk është se jemi shkëputur nga kreu dhe këtu përfundoi çdo gjë për titullin. Gara është e gjatë, ka vend për korrigjime. Për momentin më shqetëson diçka: Tirana nuk ka shpirtin e garës, që e karakterizon. Kjo është e vërtetë”.

Etiketa: Ardian Mema
Pas

Eksperimenti me celularët, si të kurseni 30 për qind të baterisë me një shtypje butoni

Para

2 tonë drogë në Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve, 4 shqiptarë në pranga

Para
2 tonë drogë në Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve, 4 shqiptarë në pranga

2 tonë drogë në Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve, 4 shqiptarë në pranga

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Itali/ Automjeti përplaset me kamionin në tunel, tre të vdekur dhe dy të plagosur

Një person me makinë përplas për vdekje vrapuesin e maratonës më jetëgjatë në botë, shuhet në moshën 114 vjeçare

BE: Kundërtarifat ndaj SHBA janë 72 miliardë euro nga ”Boeing” te uiski

Prokuroria kërkon dënim me burgim për të miturin që dyshohet se vrau policin në Kosovë

Vendimi i qeverisë, vetëdeklarimi i adresës bëhet i detyrueshëm në e-Albania

Meloni: Ndryshimi i qëndrimit të Trump ndaj Putinit është një gjë e mirë, vijojmë mbështetjen për Ukrainën

4 administratorët e bashkisë Maliq dorëhiqen nga detyra

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në qarkun e Dibrës, largohen 35 drejtues të Njësive Administrative

Sulm ndaj Karabinierëve në Romë: Shqiptari 26-vjeçar kapet me kokainë dhe para cash

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.