Cristiano Ronaldo është shpallur zyrtarisht “Lojtari më i mirë i vitit 2016”, çmim i dhënë nga FIFA.
Në këtë garë ylli i Real Madrid ka mposhtur Leo Messin dhe Antonie Griezmann.
Ronaldo ka marrë 34.54% të votave të gazetarëve, kapitenëve dhe trajnerëve, Messi 26. 42% dhe Griezmann 7.53%.
Ky mund të quhet pa frikë viti i Ronaldos pasi portugezi ka fituar gjithçka si me Kombëtaren e tij ashtu edhe me Real Madrid. (A.R/SHUPLAKA)