11:58 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Lojtari shqiptar i Manchester City poston foto të banderolës “Kosovo is Kosovo” që nuk u lejua në “Loro Boriçi”

22:32 | 26/03/2017
në Sport, Te Fundit
0
Lojtari shqiptar i Manchester City poston foto të banderolës “Kosovo is Kosovo” që nuk u lejua në “Loro Boriçi”

Edhe pse  nuk bëri aq zhurmë sa ndërprerja e takimit Itali-Shqipëri, ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” mes Kosovës dhe Islandës nuk kaloi aspak pa probleme.

Pak minuta para takimit, grupimi që mbështet përfaqësuesen e Kosovës, “Dardanët”, tentuan të fusnin brenda stadiumit një banderolë me mbishkrimin “Kosovo is Kosovo”, por kjo gjë u ndalua nga organizatorët e ndeshjes në “Loro Boriçi”.

Kaq duhej për të shkaktuar një lumë reagimesh.

Grupime të ndryshme të Kosovës e cilësuan si të papranueshme atë çka këta tifozë tentuan të bënin. Shumë prej tyre u distancuan duke theksuar se për ata ekzistonte vetëm një banderolë, “Kosovo is Albania”.

bersant celina
Pa u ftohur situata, sulmuesi i përfaqësuese së Kosovës dhe njëkohësisht lojtar i Manchester City, Bersant Celina, ka shpërndarë pak çaste më parë në rrjetet sociale banderolën e cila u ndalua të futej në “Loro Boriçi”.

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Islandës, por nuk i ka prirë fati, pasi ka humbur në fund me rezultat 2-1.

Kosova  ishte kërkuese gjatë gjithë pjesës së parë, por nuk kishte fat për të gjetur golin, teksa pranoi edhe dy gola.

Fillimisht ishte Bjorn Sigurdarson, i cili kaloi në epërsi Islandën në minutën e 25, ku shënoi nga afërsia pas një topi të kthyer nga portieri Samir Ujkani.

Goli i 2-0 erdhi nga penalltia, ku i saktë ishte Gylfi Sigurdsson, i cili dërgoi kombëtaren e tij në pushim me epërsi të dyfishtë.

Në pjesën e dytë, Kosova hyri edhe më agresive dhe kërkuese duke mos e pranuar me asnjë mënyrë humbjen.

Kështu, Kosova gjeti shpejt golin e parë në këtë takim, ku ishte sulmuesi shtatlartë, Atdhe Nuhiu, i cili debutoi me gol.

Nuhiu shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 53 pas asistimit milimetrik të Herolind Shalës.

Në vazhdim të ndeshjes, Kosova provoi edhe disa herë të gjej golin e barazimit, por pa pasur sukses, dhe kështu humbën me rezultat 2-1 një ndeshje të luajtur shumë mirë dhe të luftuar deri në fund.

Pas kësaj humbje, Kosova vazhdon të jetë në vendin e fundit të Grupit I me vetëm një pikë, ndërsa Islanda renditet e dyta me 10 pikë.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: bersant celinakosovo is albania
Pas

Gjergj Leka sjell “kohën e maskarenjve” në një këngë (VIDEO)

Para

“O Edo o gomar”, Rama i përgjigjet komentuesit

Para
“O Edo o gomar”, Rama i përgjigjet komentuesit

“O Edo o gomar”, Rama i përgjigjet komentuesit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Finalja e Champions League, PSG dhe Inter në betejën për trofeun më të rëndësishëm europian

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Ilaçi i ri kundër kancerit dyfishon mbijetesën e pacientëve gjatë provave klinike

Aksion anti-opozitar në Turqi, furi arrestimesh ndaj zyrtarëve të opozitës

Këmbimi valutor: Euro në nivele të ulëta, me sa shiten e blihen monedhat e tjera

Aksident në autostradën Kukës-Milot/ Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma”

Plagosja me armë e 36-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori! Si nisi sherri

“Katastrofike”, OKB: Përkeqësohet ndjeshëm situata në Gaza

Aksident në Fushë-Milot, tre të plagosur, mes tyre dhe një 8-vjeçare

“Shkelje të rënda me votën e diasporës”/ PD: DHL ka shkelur kushtet e rënda dakord në kontratën me KQZ

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.