Ledian Memushaj ka thënë se vetëm kur e kupton se mund ta mposhtin Italinë i vjen të qajë.
Kombëtarja e Shqipërisë me 24 mars do të ketë një përballje shumë të vështirë në kualifikimet për Kupën e Botës, pasi do të luaj ndaj Italisë në Palermo.
Mesfushori Ledian Memushaj ka thënë se ëndrra e Shqipërisë vazhdon edhe pas Euro 2016, pasi kanë treguar se mund të luajnë edhe ndaj Kombëtareve të mëdha.
“Ëndrra jonë nuk ka përfunduar në Francë por vazhdon. Kemi kuptuar se mund të luajmë si të barabartë me kombëtare më të forta dhe që kanë një histori më të madhe se e jona. Të mundim Italinë? Vetëm ta mendoj një gjë të tillë më vjen të qaj”, ka thënë Memushaj gjatë një interviste për La Repubblica.
Shqipëria shikohet si një rival i vështirë nga trajneri i Italisë, Gian Piero Ventura.
Ai e përsëriti këtë pak para grumbullimit të ekipit në një intervistë La Repubblica TV.
“Kemi një ndeshje të vështirë. Të kalosh pengesën që quhet Shqipëri do të thotë që të luash gjithçka në Spanjë, por pa këtë fitore do të ishte e vështirë të mendoje kualifikimin direkt në botëror.” u shpreh ai.
Problemet me dëmtimet te përfaqësuesja italiane shtrënguan trajnerin Ventura të thërrasë lojtarë të rinj.
Bernardeschi e Gabbiadini janë lënduar në takimet e fundit me ekipet e tyre. Emri i ri është Andrea Petagna. Për sulmuesin e Atalanta është thirrja e parë me përfaqësuesen. Sfida e së premtes do të jetë para zyrtare mes Shqipërisë dhe Italisë.
FIFA ka përcaktuar arbitrin e ndeshjes të së premtes mes Italisë dhe Shqipërisë e cila luhet në Palermo, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Treshja sllovene me arbitër kryesor Sllavko Vinçiç plotësohet me dy asistentët Tomaz Klançnik dhe Andraz Kovaçiç.
(M.D/ Shuplaka)