Lokalet vijojnë të shkelin ligjin për të mos lënë përdorimin e duhanit në ambientet e brendshme.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka kryer një kontroll në orët e vona të fundjavës në lokalet e kryeqytetit, nga ku u gjobitën 11 subjekte për shkelje të ligjit antiduhan.
ISHSH njoftoi se dy subjekte janë gjobitur me nga 600.000 lekë pasi e kanë përsëritur shkeljen, ndërsa 9 subjektet e tjera janë gjobitur me 300.000 lekë duke qenë se kanë shkelur ligjin për herë të parë.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka paralajmëruyar lokalet se do të vijojnë inspektimet dhe se do të merren masa nëse kapen me shkelje.