06:52 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lokali ishte kthyer në ‘fole’ prostitucioni, 6 në pranga 1 në kërkim. Sekuestrohen 8 mijë euro

13:46 | 31/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lokali ishte kthyer në ‘fole’ prostitucioni, 6 në pranga 1 në kërkim. Sekuestrohen 8 mijë euro

6 persona kanë përfunduar në pranga ndërsa 1 tjetër është shpallur në kërkim nga blutë e Lezhës. Pasi u zbulua se kishin përshtatur një lokal në vend ku ushtrohej prostitucioni, sipas policisë. Teksa nuk mungonte as aktiviteti i paligjshëm i shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Policia ka sekuestruar doza të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, që u gjetën në lokal, 8000 euro, 9 aparate telefoni, dhe një automjet.

Policia ka arrestuar në flagrancë , shtetasit:

Krenar (Bashkim) Lika.

Ahmet Rizvani

Alketa Volaj

Blerina Leti

Vjollca Haka

Klaudia Oshafi

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë/Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, operacioni i koduar “Fazani”.

Zbulohet në Lezhë, një ambient (lokal) i përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e drogave të forta.

Vihen në pranga 6 shtetas (pronari i lokalit, 1 shtetase që ushtronte prostitucionin, 1 shtetas që shiste dozat e lëndëve narkotike dhe 3 shtetas që nuk kallëzuan këtë krim).

Shpallet në kërkim 1 shtetas, bashkëpunëtor për shitjen e lëndëve narkotike.

Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, që u gjetën në lokal, 8000 euro, 9 aparate telefoni, dhe një automjet.

Si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policise Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, DVP Lezhë finalizoi operacionin policor të koduar “Fazani”. Në kuadër të këtij operacioni:

u arrestua në flagrancë shtetasi K.(B.) L., 46 vjeç, banues në Malbardhe, Kurbin, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-u arrestua në flagrancë shtetasja B. L., 42 vjeçe, banuese në Bulqizë, për veprën penale “Prostitucioni”;

u ndalua shtetasi A. R., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

-u ndaluan shtetaset A. V., 37 vjeçe, banuese në Lezhë, V. H., 30 vjeçe, banuese në Prishtinë dhe K. O., 20 vjeçe, banuese ne Laç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

U shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. K., 23 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shtija e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dhe veprimet operacionale të kryera gjatë operacionit është zbuluar se shtetasi K.(B.) L. e kishte përshtatur lokalin e tij, për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me shumën 8000 euro dhe një automjet.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: lezhepolicia
Pas

“Mungesë ilaçesh dhe barna të skaduar”/ Denoncimi i Albana Vokshit: Shëndetësia falas, mashtrimi më i madh. 450 mln € abuzime nga 4 koncesione!

Para

Lufta në Ukrainë/ Ushtria ruse: Ka filluar faza e tretë e stërvitjeve bërthamore

Para
Lufta në Ukrainë/ Ushtria ruse: Ka filluar faza e tretë e stërvitjeve bërthamore! Sulme masive me drone ne Kiev

Lufta në Ukrainë/ Ushtria ruse: Ka filluar faza e tretë e stërvitjeve bërthamore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.