Fax News raporton se shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër, ka lënë në qeli për dhjetë ditë shtetasen, Vasilika L. 46 vjeç, pronare e lokalit që dyshohej se përdorej nga një grup prostitutash për takime paraprake me klientët e tyre bazë.
Në seancën e sotme gjyqësore, prokurori i cështjes Spartak Cocoli ka kërkuar lënien në arrest shtëpie të E.A. 34 vjeçe kamariere e lokalit dhe të Vladimir Koletës 50 vjeç klient i lokalit.
Ndërsa pas kërkesës së bërë nga prokurori që Vasilika L. të qëndrojë pas hekurave deri në 30 ditë, ka ardhur edhe reagimi i kryesuesit të seancës gjyqësore. Ky i fundit pasi ka marrë në shqyrtim të gjithë dosjen në fjalë me personat që gjendeshin në kafazin e gjykatës, ka dhënë edhe masat e arrestit për gjithësecilin.
Fillimisht është lënë i lirë me detyrim paraqitje Vladimir Koleta 50-vjeçar i cili do t’i duhet të paraqitet një herë në dhjetë ditë në organin e akuzës.
Po të njëjtin vendim ka marrë edhe kamarierja e lokalit 35 vjecarja E.A. ku u favorizua për shkak të kushteve aspak të mira familjare pasi dy fëmijët e saj minorenë nuk ka kush t’i mbajë.
Masa për Vasilika L. ishte arrest në burg për 10 ditë.
Ky vendim u kundërshtua nga avokati i saj me arsyetimin se Vasilika. L. nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin në fjalë veçse është pronare e një lokali ku kushdo vjen e qëndron apo paguan për shërbimin e lokalit dhe për asgjë tjetër.
(E.L/Faxweb)