07:23 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Lolita” demaskon Veliajn, si ka gënjyer kryebashkiaku me ‘masterin’ në SHBA (DETAJET)

15:21 | 13/04/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prapaskenat, si përgatitet zakonisht podiumi para se të flasë ”Live” Veliaj (FOTOT)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Veliaj rezulton të ketë vendosur në jetshkrimin e tij në faqen zyrtare se ka ndjekur studimet e larta në SHBA.

Veliaj nuk tregon realisht se ai ka ndjekur një kurs dyvjeçar dhe nuk quhen studime të larta. Gjithçka vjen në mënyrë kronologjike nga ”Lolita”. 

Në faqen e Grand Valley State University rezulton se Veliaj ka mbaruar ‘major’ dhe jo studimet e larta. Nga ana tjetër është e qartë se diçka nuk funksionon në këtë mes, pasi për Veliajn nuk ka anjë akreditim diplome siç zakonisht ndodh me studentët që mbarojnë jashtë vendit. 

STATUSI I LOLITËS: 

Në jetëshkrimin e publikuar këtu: http://www.tirana.al/kryetari-i-bashkise/ thuhet se “ka ndjekur studimet e larta në ShBA, ku është diplomuar për “Shkenca Politike” në Grand Valley State University, Michigan”. Mashtruesi thotë kam “ndjekur studimet e larta” dhe jo që kam bërë vetëm dy vite “Major”, të cilat, përmes mënyrës së të shkruarit, rreket t’i shesë si Bachelor.

Pikërisht, në webfaqen e Grand Valley State University, ku mashtron se ka “ndjekur studimet e larta”, – që sipas Fikut na i paska kryer, – thuhet se në vitin 2002 ka mbaruar një MAJOR NË SHKENCA POLITIKE. Kushdo, lehtësisht mund të kontrollojë faqen e GVSU-së: http://www.gvsu.edu/polisci/module-spotlight-view.htm…
Ç’është Major, për ata që s’e dinë? 
“Major” (Madhor) është një kurs 2-vjeçar që shërben vetëm për të përcaktuar drejtimin e studimeve Bachelor që do të ndjekësh. Bachelori në Amerikë, në përputhje me sistemin arsimor të atij vendi, kërkon 120 kredite, kurse një Major kërkon 30-60 kredite, në varësi të Universitetit ku e kryen. Ky e ka kryer me vetëm 30-35 kredite, pasi ka shlyer vetëm 13 kurse. Çdokush që ka kërshëri mund të gjejë këtu shpjegime mbi Major-in: http://classroom.synonym.com/explanation-major-minor-colleg… 
Bachelorin del qartë nga webfaqja e GVSU-së që s’e ka kryer. Po masterin në Universitetin e Saseks, Mbretëri e Bashkuar, si e ka kryer, pa mbaruar Bachelorin? Janë të lutur të gjithë të japin mendimin e tyre në këtë pikë. 
Për ta ndriçuar edhe pak më shumë mashtrimin shërben fakti se çdo student që mbaron jashtë vendit duhet të njësojë diplomën, përpara se ajo të ketë vlerë në Shqipëri. Në webfaqen e MAS nuk figuron emri i Fikut tek listat e atyre që u është njësuar diploma. Përse vallë? Mos ndoshta, nga që punon “shumë”, s’ka pasur kohë të rregullojë as dokumentet e veta? http://www.arsimi.gov.al/…/un…/njehsimi-i-diplomave-te-huaja (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: arsimimidiplomaErion Veliaj
Pas

Aksion pastrimi në Qafë Prush, gjenden 12 mina kundër tanke dhe një predhë 82 mm

Para

Kush ishte kandidatja për rektore përballë Mynyr Kones që sipas Prokurorisë u kanos nga Emiljano Shullazi

Para
Kush ishte kandidatja për rektore përballë Mynyr Kones që sipas Prokurorisë u kanos nga Emiljano Shullazi

Kush ishte kandidatja për rektore përballë Mynyr Kones që sipas Prokurorisë u kanos nga Emiljano Shullazi

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.