Në Dhjetor të 2016-ës, ajo u bë nënë e vogëlushit London, fëmija i parë për Sarën dhe Ledionin. Dhe duket se këto muaj kanë kaluar fluturimthi, teksa sot Sara Hoxha shkruan për të birin në 5-mujorin e tij.
Me fjalë të ndjera nëne, duke iu drejtuar të voglit, ajo shprehet se mori jetë pas lindjes së tij dhe nuk e mban mend jetën e mëparshme.
“5 muajsh sot. Unë i dhashë jetë bekimit tim më të madh. Nuk më kujtohet jeta përpara teje Londonush”, shkruan Sara Hoxha në Instagram, duke i shoqëruar këto fjalë zemre me dorën e të voglit.
(XH.A/SHUPLAKA)