Djali i ditëlindjes, Mozzik ka publikuar dy foto të reja në Instagram, ku shfaqet i veshur gati për të udhëtuar me valixhe në duar. Destinacioni i tij është Stuttgart, Gjermani, por fansat kanë arritur të dallojnë elemente më të fshehura akoma sesa udhëtimi i reperit në këtë 25-vjetor.
Bluza e veshur nga Mozzik i përket Loredanës, ose të paktën kështu e dimë ne, pasi reperja është shfaqur edhe më herët duke e veshur të njëjtën bluzë me këtë dizajn.
Dhe sikur të mos mjaftonte veshja, në foton e dytë shohim hijen e fotografes, që i ka realizuar reperit fotot, një bjonde për të cilën të gjithë fansat po thonë se është Loredana.
Prej disa ditësh, Mozzik dhe Loredana po japin vetëm shenja që na tregojnë se mund të jenë ribashkuar.
Sot reperja publikoi një video në Instagram, në të cilën u shfaq pranë veturës Mercedes Benz G63 AMG, e njëjtë me atë që Mozzik e ka blerë vitin e kaluar.
Postimi i saj i dyshimtë vjen pas zërave se dyshja mund të jetë ribashkuar. Pak ditë më parë fansat e tyre ndanë një video, në të cilën Loredana dhe Mozzik shiheshin duke bërë pazar bashkë në një qendër tregtare.
Ata mund të bashkohen për shkak të vajzës së tyre, por si ka mundësi që po e kalonin kohën vetëm në një qendër pa Hanën? Reperët kanë publikuar gjithashtu në profilet e tyre në Instagram nga një video ku shfaqen me të njëjtën bluzë të dy.
I ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, Mozzik refuzoi të përgjigjej nëse ka një mundësi rikthimi me Loredanën, duke ngrënë një nga ushqimet e sfidës “Ndaje ose haje”.
Më herët reperi e kishte refuzuar në mënyrë kategorike bashkimin me Loredanën, por shenjat tregojnë se gjërat mes tyre mund të kenë ndryshuar.