Lori Hoxha konsiderohet si një nga vajzat më seksi të shëbizz-it, por mesa duket ajo nuk është dhe aq kundër kryerjes së ndërhyrjeve estetike.
Lori ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet e veshur me shumë stil, ashtu siç ajo di ndërsa ndjekësit kanë kapur një detaj që mesa duket bën diferencën.
Bëhet fjalë për anën e djathtë të fytyrës së blogeres, e cila në foto shfaqet e fryrë, duke ngjallur dyshime se ka kryer ndërhyrje kirurgjikale. Këtë fakt e kanë vënë re edhe fansat, të cilët kanë reaguar me komente në foto.