13:23 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lori Hoxha, mamit për 8 Mars: Faleminderit që e deshe aq shumë tim atë

13:32 | 08/03/2017
në Aktualitet, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lori Hoxha, mamit për 8 Mars: Faleminderit që e deshe aq shumë tim atë

Lori Hoxha i ka kushtuar disa fjalë të dashura nënës së saj në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në një mesazh urime të zbardhur për revistën “Who”, Lori shpreh mirënjohjen për të ëmën Vjollca Hoxha, për dashurinë e saj për babain e tyre, për mposhtjen e steriotipit në Shqipëri.

Ajo e falënderon të ëmën për të gjithë mbështetjen e këshillat, pa harruar të ndalet edhe tek dy femrat e tjera të jetës së saj, tek motrat Sara dhe Redia.

Letra e Lori Hoxhës:

Të bukurës, mamasë sime!

Faleminderit që je gruaja që dëshiroj të bëhem çdo ditë të jetës sime. Faleminderit që më mësove çdo gjë di në jetë, e më shumë se aq. Faleminderit që më tregove si të dua pa kushte, pa pritur asgjë mbrapsht. Jeta s’ka qenë e lehtë për ty, e di mirë, ndaj Faleminderit që s’e le të të rrëmbejë buzëqeshjen tënde. Faleminderit që e deshe aq shumë tim atë, duke na ndihmuar të ishim të forta edhe pa të. Faleminderit që më mësove se jeta nuk është ngaherë e drejtë, por unë duhet të jem! Mbi të gjitha

Faleminderit që mposhte stereotipin e gruas në Shqipëri. Nuk duhet të jesh burrë që t’ia dalësh. Nuk të duhet një burrë në krah për të qenë e suksesshme, për të rritur familjen! Nuk të duhet një burrë për të udhëhequr. Faleminderit që do veten çdo ditë, duke më mësuar se familja është e shenjtë.

Dhe për dy femrat e tjera të jetës sime, nuk mund të falenderoj mamin, pa ju falenderuar juve. Është bekimi më i madh t’ju kem juve në jetën time. Sara, Faleminderit që më mban me këmbë në tokë, që më tregon ç’do të thotë të jesh e fortë dhe të kesh besim në vete. Je njësoj mama e mirë dhe e bukur sa mami jonë. Faleminderit që je shoqja ime më e mirë çdo ditë që kalon. Redia Faleminderit që je krahu im i djathtë, e di që më do po aq sa unë ty! Lidhja jonë nuk mund të ç’bëhet, e di që do të jemi gjithëherë të pandashme.

Jam kjo që jam prej jush, të trejave ju!

Etiketa: 8 marsLori HoxhaUrimVjollca Hoxha
Pas

‘’U kërkoj ndjesë atij në qiell, asaj në shtëpi, për lëndimet që u kam shkaktuar nga hyrja në politikë’’, urimi i Ministres këtë 8 mars

Para

Pse vdiq e moshuara në Bërzhitë, zbardhen autopsia

Para
E lidhur këmbë e duar, e moshuara gjendet pajetë në banesën në Bërzhitë

Pse vdiq e moshuara në Bërzhitë, zbardhen autopsia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në Giro d’Italia dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik të Shqipërisë.

36 mjete lundruese të bllokuara, Policia Kufitare shpëton disa shiqiptarë e të huaj

Vazhdon aksioni në Theth, IKMT vijon edhe sot me prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë

Vatër e re zjarri në malin “Vlashaj” të Shupenzës, situata përkeqësohet nga era

“Plazhi i lirë” – Procedohen 2 shtetas për pushtim të hapësirave publike në Golem

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

Kavajë: Arrestohet 28-vjeçari që inskenoi rrëmbimin për të mashtruar të atin

Arrestohet autori i plagosjes me armë në Valias, në pranga edhe i dëmtuari për pengim të hetimeve

18 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive dhe 2 nën monitorim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.