Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka vendosur të sfidojë reperin Noizy duke i shpallur sfidën se cili nga ata është më i bukur.
Përmes dy postimeve të ndryshme në Instagram, ai shprehet se i shpall këtë sfidë pas deklaratës më të fundit të reperit në takimin mes tyre ku i ishte shprehur se ishte më i bukur se futbollisti shqiptar.
Duket se Cana se ka harruar këtë moment dhe ka vendosur të sfidojë reperin. Sfida do të zgjasë 48 orë, për të parë në fund se çfarë mendon publiku. Duhet thënë se që të dy gëzojnë popullaritet dhe simpati nga shumë fansa, sidomos nga femrat.
“Challenge to my friend @zinizin se tha kur u takuam që është më i bukur se unë! Let see on HUM what people think. Pas 48h do publikojë rezultatin.”, shkruan Cana.
(XH.A/SHUPLAKA)