11:24 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lorik Cana kometon ‘shqiponjën’ në Botëror: Çfarë donin të tregonin Xhaka dhe Shaqiri

15:45 | 27/06/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lorik Cana kometon ‘shqiponjën’ në Botëror: Çfarë donin të tregonin Xhaka dhe Shaqiri

Edhe pse kanë kaluar pak ditë që nga ndeshja Serbi-Zvicër, diskutimi rreth mënyrës se si Xhaka dhe Shaqiri festuan golat e tyre vazhdon të jetë “i nxehtë”.

Kësaj here gjestin e dy futbollistëve shqiptarë që përfaqësojnë kombëtaren zvicerane e ka analizuar edhe ish-kapiteni i kuqezinjve Lorik Cana në median franceze BFM.

I ftuar në një emision francez për radion Tv Spirite, Cana ka prekur edhe simbolin e shqiponjës që ngriti peshë shqiptarët dhe zgjoi zemërimin e palës tjetër.

Cana tregoi se i njeh shumë mirë vëllezërit Xhaka që në fëmijëri, madje i ka përcjellur edhe gjatë karrierës futbollistike, ku bën një parantezë për fillimet e tyre.

Në vitin 2010, rrëfen Cana, dy vëllezërit Xhaka i kishin shprehur nëpërmjet telefonit dëshirën për të luajtur me Shqipërinë, por ishte e pamundur sepse të dy kishin pasaportë zvicerane dhe FIFA nuk e lejonte një gjë të tillë. E fatkeqësisht sot vëllezërit Xhaka janë të ndarë pasi Graniti firmosi për kombëtaren zvicerane.

Ndërsa, sa i takon festimit me shqiponjë, Cana shprehet se ata thjesht donin të tregonin për prejardhjen e tyre dhe që shumë shqiptarë anembanë botës e kishin festuar këtë gjë.

E kjo është një gjë shumë normale sipas ish-kapitenit për dy arsye:

1.Që shqiptarët nuk marrin pjesë këtë Botëror, por golat u shënuan nga dy shqiptarë.
2. Familja e Xhakës ka vuajtur shumë nga regjimi i Beogradit gjatë luftës dhe një festim i tillë është emocion nga ana e tyre.

Sa i përket dënimit nga FIFA-s, Cana e gjen të pavend, sepse sipas tij të tregosh prejardhjen nuk është fyerje për palën tjetër, ka pasur edhe gjeste të rënda nëpër fusha dhe nuk janë dënuar.

Lorik Cana shtoi:

“Shqiptarët gjithnjë kanë bërë tifozllëk për të tjerët, hera e parë që kanë bërë tifo për vete ishte Europiani 2016. Dhe kësaj radhe që shënuan dy shqiptarët tanë, kjo u mor si fitore për ne.”

 

Etiketa: cakakomenton 'shqiponjen'
Pas

Gjithmon seksi dhe në formë, nuk do ta besoni sa vjeç është Nicole Scherzinger (Foto)

Para

Situatë e pakëndshme/ Dua Lipa ndërpret koncertin, çfarë i ndodhi këngëtares

Para
Situatë e pakëndshme/ Dua Lipa ndërpret koncertin, çfarë i ndodhi këngëtares

Situatë e pakëndshme/ Dua Lipa ndërpret koncertin, çfarë i ndodhi këngëtares

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hetuesit kontrollojnë vendin e rrëzimit të avionit Air India, dyshimet e para për shkakun

Ursula von der Leyen kërkon përmbajtje dhe zgjidhje diplomatike për krizën në Lindjen e Mesme

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun Benet Beci për shkelje në tendera publikë

Finalizohet operacioni “Skeda”, arrestohet 40-vjeçari që vodhi në spital dhe në një dyqan elektronik

“Jemi në prag të shfarosjes”, shefja e CIA-s: Ja kur Rusia mund të përdorë armët atomike

Irani ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore, sinjal për hakmarrje ndaj Izraelit

Sherr mes dy vëllezërve për pronat, njëri arrestohet dhe tjetri procedohet

U gjet kutia e zezë, pilotët bënë një telefonatë “mayday” pak para rrëzimit

Irani ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore, sinjal për hakmarrje ndaj Izraelit

Pelegrinazhi i Shën Ndout,një besim që bashkon mijëra besimtarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.