Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares na ka treguar se është edhe shumë romantik. Me surprizën që i ka bërë italianes Monica, ai ka treguar që është një bashkëshort i rrallë.
Ggruaja e tij Monika ka festuar 30-vjetorin e saj dhe me rastin e kësaj dite të veçantë për bukuroshen italiane, futbollisti i ka dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila.
Monica e ka postuar menjëherë foton në të cilën duket mjaft e lumtur, ndërsa nga ana tjetër Loriku poston një foto ku shkruhet se kush e gjen sa është numri i saktë i trëndafilave le të përgjigjet.
Theksojmë që ata janë martuar në vitin 2014 dhe kanë edhe një djalë të quajtur Bojken.(J.V/Faxweb)