Në ceremoninë e sotme të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Barack Obama i ka bërë një suprizë zëvendësuesit të tij Joe Biden.
Obama e ka nderuar Biden-in me Medaljen presidenciale të Lirisë, medalje e cila përfaqëson ndërimin më të lartë për qytetarët e shtetit amerikan.
“Për besimin tuaj ndaj bashkatdhetarëve të tu amerikanë, për dashurinë tuaj ndaj vendit dhe për shërbesën tuaj të nevojshme përgjatë brezave, dua t’i kërkoj ndihmësit tim ushtarak të bashkohet me mua në poltroon… Në momentet e fundit të mia si president, kam kënaqësinë që t’i akordoj nderimin më të lartë civil, Medaljen presidenciale të Lirisë Joe Bidenit”, u shpreh Obama.
Gjatë marrjes së medaljes, Biden përlotet i emocionuar nga ky veprim i paparalajmëruar i Obamës.
Në ditët e fundit të tij si president, Obama nuk ndalon së falenderuari zv.presidentin Joe Biden dhe familjen e tij, jo vetëm për punën e kryer gjatë këtyre 8 viteve por edhe për miqësinë që i kanë ofruar.
Vetëm pak ditë më parë, gjatë fjalimit të tij të lamtumirës në Çikago, Obama e quajti Biden-in “vëlla”. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”737″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]