Avokati Altin Goxhaj ka komentuar në ‘Fax News’ protestën e opozitës ditën e djeshme. Goxhaj u shpreh se kjo protestë u bë siç ai e kishte parashikuar më parë, ku figura e Erion Veliajt do të pastrohej për skemën e mashtrimit të pastrimit të parave dhe thjeshtë u përmend Dako apo Sejdini. Sipas tij shqiptarët duhet të protestoijnë para PD-së për të hequr Bashën si kryetarë të PD-së pasi bashkë me të ikën edhe Rama.
Goxhaj deklaroi se Basha është një sorosist që ka për qëllim shkatërrimin e PD-së sipas direktivave të George Soros dhe bërjen të Erion Veliajt kryeministër.
Ai të gjithën e konsideroi një teatër dhe qytetarët e kanë kuprtuar, për këtë pjesëmarrja në protestë ishte e ulët. Por avokati Altin Goxhaj bëri të njëohur dhe një fakt mjaft të rëndësishëm. Sipas tij plani për Shqipërinë i Soros është shpopullimi, dhe për këtë iu referua shifrave të aplikantëve për lotarinë amerikane, ku sipas tij është bërë një mashtrim i madh pasi janë shumë më të larta se janë deklaruar dhe se këto informacioni i ka zyrtyare nga një shqiptaro-amerikan dhe janë të dhëna të Departamentit Amerikan, por që duhet të dish ti marrësh.
“Pas protestës ishte postfestivali, e pamë te Plaza, kjo është një teatër, nuk kam ç’ti komentoj më, në këtë emision kam treguar ma parë që edhe vetë numri i aplikantëve për lotari tregon rrënimin e vendit.
Nuk besoj se problem është Fatmir Xhafaj, shqiptarët po braktisin vendit, pse po të bëhet ministër Taulant Balla do u rikthehet shpresa, apo sikur të marrim planin e madh siç ishte zëvendësimi i Ramës me Erion Veliajn?, jo nuk kthehet shpresa. Shqiptarët janë pjesë e një skenari të Soros për tu shpopulluar.
Këtu kam shifrat e vërteta për lotarinë amerikane që mi ka sjellë një shqiptaro-amerikan. Kjo është tabela që nuk ka dalë kurrë.
Ja si është mashtruar, për shembull në 2005 kanë aplikuar 70 mijë aplikantë, por në të vërtetë kanë qenë 173 mijë se bahet fjalë edhe për anëtarët e familjes. Shifrat jepen dy vite me vonesë, pra shifrat e 2018 do ti marrim vesh pas dy vitesh.
Nëse në vitin 2009 pasi kishte fituar Berisha zgjedhjet, kanë aplikuar për në Amerikë 40 mijë aplikantë, në të vërtetë ishin 87 mijëme gjithë familje, janë shifra zyrtare, duhet të dish ti marrësh.
Por çfarë ka ndodhur në 2016, janë 190 mijë shqiptarë, që bashkë me familjen bënin 367 mijë shqiptarë, asnjë nuk e ka dhënë këtë shifër, por ku ka skandal më të madh në botë që në 2016 aplikon 20% e popullsisë për në Amerikë.
Me këtë trend që ka ky grafik, në vitin 2018 mund të jetë 600 mijë shqiptarë, të garantoj se janë 600 mijë, plani i kësaj qeverie është zbrazja e Shqipërisë, plani i tyre është zbrazja e Shqipërisë, është një eksperiment i George Soros, është plan falimentimi ekonomik dhe social i Shqipërisë që ka diversantët të vet në Shqipëri, Erion Veliajn, Edi Ramën dhe Lul Bashën.
Është film horror, që në 2016 të aplikojnë 367 mijë shqiptarë, imagjinoni të aplikonin 20 milionë italianë”, deklaroi Goxhaj, i cili në lidhje me BE-në shtoi se shqiptarët e shohin si mundësi për të ikur nga Shqipëria dhe jo për të jetuar këtu.
Për më tepër ndiqni intervistën e plotë:
(B.H/Faxweb)