Një prej organizatorëve të protestës së Diasporës, Genc Sejko është përlotur në një deklaratë të fortë të bërë para mediave, ku tregoi rastin e një 18-vjeçari që ai kishte njohur në Angli, i cili për të mbërritur deri atje ishte varur nën maune.
Por ky rast prekës dhe i rrezikshën i emigrimit të shqiptarëve të cilët braktisën gjithshka, nuk është i vetëm. Piktori dhe artisti i njohur Avni Delvina, në një postim në rrjetet sociale rrëfen historinë e tij prekëse, ku shkruan se lotët e Genc Sejkos i kujtuan lotët e tij, 29 vite më parë në Brindisi në korrik të 1990.
“Sot … lotet dhe emocionet e Genc Sejkos ne proteste, me kujtuan lotet e mi te 29 viteve me pare ne Brindisi ne korrik 1990….. Se bashku me Edliren dhe disa shoke te mi te ngushte, dolem per here te pare nga kazermat e Restincos… Ndaluam ne nje dyqan materiale pikture dhe plot ndrojtje hyme brenda…. Kisha me vehte 300 dollare qe mi dha nena…Porosita nja dy telajo dhe bojera, dhe ndersa shitesi po i paketonte na pyeti se nga ishim dhe hyme ne bisede… Ne bisede e siper mu kujtua nena dhe babai qe i lashe vetem, pleq e te
semure dhe syte mu mbushen me lot…Ai shites qe ishte pronari u trondit…. Na la disa minuta dhe u kthye me nje pako me sasi te madhe bojerash vaji e penelash… Une insistova per te paguar por ai nuk pranoi pagesen ne asnje menyre….Babai pas nje muaji nga kjo ngjarje u largua nga kjo bote pa pranine time se regjimi ordiner ishte akoma ne kembe…. Ndersa me pronarin e dyqanit ngelem miq jete sot e kesaj dite….”– shkruan Avni Delvina.

(M.Q/Faxweb.al)