14:59 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

LRI bashkëbisedim me maturantët, Shezai Rrokaj: Nxënësit tanë, kavje eksperimentale të paditurisë së qeveritarëve!

17:09 | 19/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
LRI bashkëbisedim me maturantët, Shezai Rrokaj: Nxënësit tanë, kavje eksperimentale të paditurisë së qeveritarëve!

Lëvizja Rinore për Integrim organizoi sot një bashkëbisedim të hapur me maturantët, të cilët diskutuan dhe dhanë sugjerime mbi maturën shtetërore.

“Një shans për maturantët”, kjo ishte tema e takimit ku morën pjesë gjithashtu zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj edhe Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj

 Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësrektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj, i cili u shpreh kritik ndaj ligjit të arsimit, i cili sipas tij shfaqi shumë probleme vitin e kaluar.

 “Nxënësit tanë janë kthyer në kavje eksperimentale të paditurisë së atyre që qeverisin për të gjetur sisteme të thjeshta. Jam shumë i prekur nga një kalvar që fillon që në janar dhe që mezi përfundon në dhjetor e për çfarë? Për t’u futur në shkollë. Ky është një problem jashtëzakonisht i madh. Filloi Matura Shtetërore dhe në të u përfshi edhe pranimi në universitet, që nuk kishte pse të ngatërrohej. LSI ka qenë kritike ndaj ligjit dhe thamë se do të ishim shumë të vëmendshëm gjatë zbatimit të tij. Ajo që ne dyshonim dhe që e kishim thënë, rezultoi defektoze vitin që shkoi”, tha Rrokaj.

 Megjithatë, zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, tha se do t’i merrte parasysh të gjitha kërkesat, dhe do ia paraqiste Komitetit të Maturës Shtetërore.

“Të gjithë kërkesat që ju keni sjellë ashtu si edhe kërkesat e tjera të maturantëve që kanë ardhur nëpërmjet tryezave që ne kemi bërë me të gjitha grupet e interesit gjatë gjithë kësaj kohe, do t’i paraqes Komitetit të Maturës Shtetërore për t’ia bërë me dije dhe për ta vënë në udhëzim. Dhe jo vetëm në udhëzim, por për të bërë rast pas rasti zgjidhjen e çdo problemi në mënyrë që çdo maturant të ketë një shans, çdo shans të jetë i merituar, çdo meritë të ketë meritokraci dhe çdo vlerësim të shkojë në dijen e kapitaleve tona.”, u shpreh Malaj.

Ndërkohë, Kërpaci u garantoi maturantëve, të drejta të barabarta dhe standarte më të larta për maturën e këtij viti.

 “Dua të shpreh vullnetin e plotë të LRI-së dhe LSI-së për të ndjekur së bashku adresimin e këtyre temave që diskutuam. Ne do të hartojmë një rezolutë që do ta dorëzojmë në Ministrinë e Arsimit e Sportit dhe do të këmbëngulim që Matura Shtetërore këtë vit të realizohet me standarde më të mira sa më të larta dhe të ofrojë një shans për të gjithë ne që jemi këtu, por edhe për maturantët anembanë Shqipërisë. Dua ta mbyll fjalën me garancinë time të plotë që ne do të luftojmë për një sistem arsimor që ofron shanse të barabarta për të gjithë maturantët. Në këtë rrugëtim ne do të vazhdojmë me bindje të plotë dhe do të luftojmë akoma më shumë për të rritur përgjegjshmërinë tonë por edhe për të kërkuar më shumë që të gjithë maturantët të gjithë nxënësit të kenë më shumë shanse dhe më shumë mundësi”, tha Kërpaçi.

 Ndërkohë, Mehmetaj vlerësoi angazhimin e të rinjve në politikë si një mënyrë për të ndryshuar diçka në komunitet.

 “Të gjithë gjimnazistët e LSI-së dhe LRI-së nuk kërkojnë që të kenë një angazhim publik për të përfituar në interesin e tyre të vogël e personal, por e bëjnë këtë për të ndryshuar diçka të mirë për komunitetin dhe për të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Kjo tregon që çdo ditë e më shumë nevoja e angazhimit të të rinjve në politikë është e padiskutuar dhe shumë e nevojshme. Çështjet e ngritura nga ju sot t’i ngremë në të gjitha nivelet, edhe në Parlament, qoftë nëpërmjet interpelance, apo qoftë edhe nëpërmjet një komunikimi të drejtpërdrejtë si institucion i Parlamentit me Ministrinë. Për ne është e rëndësishme që maturantët të mos kalojnë kalvare vuajtjesh apo ankthi, por që jeta e tyre të jetë e sigurt dhe e zgjidhur atje ku ju dëshironi, por edhe ku e meritoni të shkoni e që i gjithë ky proces të jetë transparent”, tha Mehmetaj. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: lrimaturanteShezai Rrokaj
Pas

Rama për kafe me Rakipin, Berisha publikon foton intriguese: Më në fund doli nga vrima e miut ku ishte fshehur!

Para

Edi Rama i përgjigjet opozitës për protestën: I tremben Reformës në Drejtësi, ashtu si djalli temjanit! (VIDEO)

Para
Edi Rama i përgjigjet opozitës për protestën: I tremben Reformës në Drejtësi, ashtu si djalli temjanit! (VIDEO)

Edi Rama i përgjigjet opozitës për protestën: I tremben Reformës në Drejtësi, ashtu si djalli temjanit! (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

SIGURIA DETARE/Monitorim intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare

Papa Leone: Jepini fund barbarisë në Gaza, mbroni civilët

Sulmi me dronë në Moskë, 142 pajisje rrëzohen, dëme në kryeqytet

Po shembte një mur rrethues në banesën e tij, 51-vjeçari mbetet poshtë gërmadhave! Mbërrin pa shenja jete në spital

Ndalet përkohësisht konflikti në jugun e Sirisë, grupet beduine largohen nga Suwayda

Zjarr në një banesë në lagjen “Granicë”, shkak një defekt në bombolën e gazit

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat/ Ndërhyrje nga ajri, era favorizon përhapjen

Kurbin / Operacioni antikanabis “Koordinata” godet kultivimin e kanabisit në Fushë-Milot

Putin nuk ndalet, përgatit sulm me 2 mijë dronë ndaj Ukrainës! Rusia: Kemi përpauar në lindje dhe jug

Radhimë / Ndërtonte pa leje një beach bar dhe zinte hapësirë publike,shpallet në kërkim 45-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.