Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kundërshtuar haptazi vendimin për anëtarin e tretë në GNV.
Me pretendimin se vendimi është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe i njëanshëm. “Na takonte për të mos u hedhur në short me një parti tjetër, vendim i njëanshëm, cënon interesat tona.”, janë shprehur burime të LSI-së.
Nga shorti i hedhur sot u përcaktua se LSI do të ketë anëtarin e tretë në tavolinat e KZAZ-ve me numrin çift. Ndërsa PDIU-ja do të ketë anëtarin e tretë në tavolinat e KZAZ-ve me numrin tek.
(XH.A/SHUPLAKA)