Sipas tij, LSI-ja do të dalë forcë e parë në katër qarqe të vendit dhe Meta do të kërkojë postin e kryeministrit, një gjë të tillë Rama do t’ia pranojë.
“Këtu do të jemi. Në katër qarqe LSI do të dalë forcë e parë. Një prej tyre është Gjirokastra dhe do të bëhet kryeministër”, -tha Kulla.
Më herë Arjan Çani theksoi se kreu i Kuvendit, njëkohësisht aleati në qeveri, Ilir Meta është i detyruar që të bëjë koalicion me Ramën, pasi sipas tij është një peshk i vogël.
Nga ana tjetër Çani pohoi se kryeministri Rama do të sundojë për një periudhë 30-vjeçare. Ndër të tjera gazetari shtoi se askush nuk duhej të çuditej për faktin se do vijë momenti kur presidenti i SHBA-ve Donald Trump të ftojë Ramën në Uashington, pasi sipas Çanit ata ngjajnë ‘si dy pika uji’.
“Edhe sikur mos të dojë Meta, do jetë i detyruar të bëjë koalicion me Ramën. Rama ka një fuqi të paimagjinueshme. Mendojnë se Rama do t’i lutej palëve, kam përshtypje se kundërshtarët e tij po kuptojnë se lidhjet e këtij personazhi që quhet Edi Rama është që ti shkojnë nga pas, pasi fundi i tyre do jetë i tmerrshëm. Fundi do jetë i tmerrshëm mendoj unë. Meta është i detyruar. Të gjitha të dhënat, të gjitha burimet na çojnë në këtë konkluzion. Ndjesia ime është se ndryshe nga paragjykimet e skeptikëve, ku kam qenë dhe unë, Rama po luan fortë. Ka hedhur një rrjete që po zë të gjithë peshqit. Meta është peshk i vogël. Basha do jetë i detyruar të futet në zgjedhje. Minimumi 30 vjet Rama do mbretërojë në këtë vend. Le ta themi këtë gjë, po hyjmë në një epokë autoritare. Unë mendoj se Rama është koherent dhe është besnik me njerëzit që e kanë mbështetur. Ai është besnik. Do habiteni për ftesën e Trumpit për Ramën, ngjasojnë si dy pika uji. Këtu do jemi, do habiteni të gjithë.”, theksoi Çani.
(M.D/ Shuplaka)