Deputeti i LSI-së Pëerparim Spahiu nga selia e kësaj partie është shprehur se ka depozituar nismën në Kuvend për statusin e minatorit. Kjo sipas tij bëhet për të vlerësuar punonjësit e nëntokës për gjithë kountributin e dhënë ndaj vendit.
“Nisma është depozituar njëherë në Kuvend që në muajin Maj dhe është konsultuar me ekspertë. Ne duhet që ti jemi mirënohës minatorëve për të gjithë punën e tyre dhe atë që ata kanë bërë për pasurinë e vendit. Punonjësit e nëntokës duhet të kenë pozita të përbashkëta.
Qasja e LSI-së për programin e qeverisë në aspektin ekonomik është e njëjtë me mendimin e ekspertëve që ka kosto deri 20-30 %. Ne kemi depozituar një draft ku kërkojmë më shumë transparencë për situatën financiare në të cilën ndodhet vendi”, shprehet Spahiu.
(E.K/SHUPLAKA)