00:17 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“LSI e PDIU ndihmuan Ramën të bëjë reformat, tani PS-ja del me kokën lart”

19:51 | 24/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“LSI e PDIU ndihmuan Ramën të bëjë reformat, tani PS-ja del me kokën lart”
Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali, tha sot se PS nuk i druhet asnjë alternative të hyrjes në zgjedhje, si në koalicion ose e vetme, pasi sipas saj elektorati është i bindur për zhvillimin e vendit në këto 4 vite të qeverisjes së majtë.

E ftuar në rubrikën “Opinion”,  Spiropali u shpreh se të gjitha opsionet janë të hapura, por në prill do të mblidhen disa tryeza për të diskutuar në lidhje me vazhdimësinë e koalicionit.

Sekretarja për Rininë në PS, Spiropali gjithashtu tha se opozitës i është ofruar çdo mënyrë diskutimi por e vetmja gjë që ajo kërkon, sipas Spiropalit, është krijimi i destabilitetit dhe asgjësimi i Vettingut.

Koalicioni me LSI dhe PDIU 

Spiropali: Ne i çmojmë aleatët tanë, jemi të qartë që në një koalicion jo gjithnjë jemi dakord për çdo çështje. Deri më 18 prill është regjistrimi zyrtar i koalicioneve dhe deri në këtë datë do të ulemi të marrim një vendim. Ajo që është e padiskutueshme është që PS është forca e parë në vend, dhe forca e saj nuk varet nga koalicionet. PS dhe LSI shkojnë me kokën lart në fushatë.

A ka presion brenda PS që të dalë në zgjedhje e vetme? 

Spiropali: Nuk i druhemi asnjë zgjedhjeje, edhe në koalicion jemi mirë me LSI dhe PDIU. Koalicioni ka ndihmuar kryeministrin të ndërmarrë disa reforma që pa aleatët nuk do ishin të mundura. Por jemi të përgatitur të përballemi me elektoratin me kokën lart. Njerëzit e kanë kuptuar që kjo qeveri mendon për popullin dhe rritjen e ekonomisë në shtëpitë e tyre.

A do jetë mirë ta vazhdojë koalicionin me LSI, PS-ja? 

Spiropali: Të gjitha opsionet janë të hapura. Unë personalisht nuk kam një opinion timin, pasi e diskutojmë me grupin e PS. Nuk është koha tani për të diskutuar. Gjatë prillit do të ketë disa tryeza.

Debati për zgjedhjen e Presidentit… 

Spiropali: Duhet të jetë një figurë dinjitoze që të jetë sa më shumë e baraslarguar nga forcat politike duke u bazuar te kushtetuta e vendit. Figura të tilla nuk mungojnë. Opozita bën mirë t’i thërrasë arsyes, sepse ajo po synon destabilitetin e vendit. Në këtë pikëpamje zgjedhja e Presidentit është shumë e rëndësishme, është një proces që duhet të ndodhi

A është e vendosur PS të shkojë në zgjedhje pa opozitën? 

Spiropali: I është thënë opozitës të bisedohet ku të duan ata, madje dhe në çadër i është ofruar t’i shkojë kryeministri. Nuk është fare në tagrin e partive që të shtyjnë datën e zgjedhjeve. Është dita e sovranit, jo e jona. Kjo mazhorancë nuk ka bërë kurrë zgjedhje të përgjithshme, pra po provohet për herë të parë, ndërsa opozita gjen si alibi vjedhjen e votave. Opozita po bën çdo përpjekje për të asgjësuar Vettingun. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: Elisa Spiropalikoalicioni me LSI
Pas

Kush është izraeliti i kapur në Rinas me pajisjen “përgjuese”, dyshohet të ketë ardhur për një investigim

Para

Shkojnë për të parë ndeshjen, aksidentohen në Palermo 30 tifozë shqiptarë por plas ironia (FOTO)

Para
Shkojnë për të parë ndeshjen, aksidentohen në Palermo 30 tifozë shqiptarë por plas ironia (FOTO)

Shkojnë për të parë ndeshjen, aksidentohen në Palermo 30 tifozë shqiptarë por plas ironia (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.