05:15 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

LSI e përjashtoi nga Këshilli Bashkiak, Genta Mezini: Tani vota ime shkon për PS-në

18:44 | 27/07/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
LSI e përjashtoi nga Këshilli Bashkiak, Genta Mezini: Tani vota ime shkon për PS-në

Ish-këshilltare e LSI-së në Bashkinë e Tiranës Genta Mezini, ka reaguar pas shkarkimit. Ish-këshilltarja e cila një ditë më parë votoi pro rritjes së çmimit të ujit të pijshëm, shprehet se vota e saj tani e tutje do të shkojë për PS-në.

“Duke u nisur nga akuzat e dëshpëruara të LSI për blerjen e votës sime, dhe duke qenë se unë zgjedh progresin dhe jo regresin, zgjedh zhvillimin dhe jo prapambetjen, zgjedh shëndetin dhe jo sëmundjen, e shoh se nuk mund të jem me pjese e formatit politik te LSI. Qe nga ky moment , vota ime do te jetë pjesë e grupit politik te Partisë Socialiste.”, shkruan Mezini.

Mezini thotë se vota pro ishte për rindërtimin e Ujësjellësit, ndërsa deklaratave se ka shitur votën ajo u përgjigjet se nuk është e vërtetë.

Mbledhja e djeshme ishte mbledhja e parë e Mezinit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, pasi u paraqit në vend të Floida Kërpaçit e cila u zgjodh deputete në zgjedhjet e 25 qershorit.

REAGIMI I MEZINIT

Falënderoj të gjithë qytetaret e njësisë 10 të cilët me votën e tyre në vitin 2015, me dhanë mundësinë të jem pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Falënderoj të gjithë dashamirësit dhe ata që më kanë përgëzuar për aktin e djeshëm, ku unë votova bindshëm, krejt e lirë dhe e pavarur prej imponimit politik, votova për një projekt kaq ambicioz, që lidhet me furnizimin me ujë të kryeqytetit për 24 orë.

Jo vetëm si qytetare e Tiranës, por edhe si mjeke në profesion, unë jam e bindur që rindërtimi sipas standardeve të larta bashkëkohore të rrjetit të ujësjellësit, do të minimizojë ndjeshëm edhe sëmundjet infektive që vijnë si pasoje e kontaminimit të ujit nëpër depozita dhe cisterna krejt të amortizuara, siç janë parazitet e ndryshëm, viruset etj…

Për sa i përket deklaratave të bëra nga LSI për blerjen e votës sime, apo manipulimin e votës sime përkundrejt pazareve qe vetëm një dëshpërim i thellë mund ta sajojë, ju bej me dije që asgjë nuk është e vërtetë. Unë premtoj që votën time, në këshillin bashkiak te Tiranes do ta përdor vetëm në të mire të interesave të komunitetit. Jam e nderuar qe me jepet mundësia te kontribuoj përkrah kryetarit te Bashkisë z. Erion Veliaj dhe do bëj të pamundurën që të jap gjithë mundësitë e mia ne shërbim të qytetarëve. Duke u nisur nga akuzat e dëshpëruara të LSI për blerjen e votës sime, dhe duke qenë se unë zgjedh progresin dhe jo regresin, zgjedh zhvillimin dhe jo prapambetjen, zgjedh shëndetin dhe jo sëmundjen, e shoh se nuk mund të jem me pjese e formatit politik te LSI. Qe nga ky moment , vota ime do te jetë pjesë e grupit politik te Partisë Socialiste. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Genta Mezini
Pas

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve të ALUIZNIT, Rama: Do ngrihet një komision i veçantë për t’ju rimarrë në punë

Para

Shkonin nga Italia në Zvicër si turistë, arrestohen grupi shqiptar

Para
Shkonin nga Italia në Zvicër si turistë, arrestohen grupi shqiptar

Shkonin nga Italia në Zvicër si turistë, arrestohen grupi shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.