Monika Kryemadhi u shpreh në emisionin “Opinion” se Konventa qëLSI kishte planifikuar një ditë pasi të përfundonte mandati i Ilir Metës si president, ishte thjesht një rastësi.
Ndërsa shtoi se LSI-ja po e priste me “padurim” Metën por nuk e dinte nëse këtij tëfundit do t’i bënte “kostumi i LSI-së”.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi: Meta kur u largua nga LSI-ja e la me 19 mandate, ndërsa sot LSI është me 4 mandate kjo edhe si shkak i blerjes së votave dhe shkeljeve të bëra. LSI e pret me padurim të madh Ilir Metën. Por a i bën kostumi i LSI-së Ilir Metës, kjo nuk dihet.
Ilir Meta rikuperon jo vetëm situatën e LSI-së por edhe të atë të opozitarizmit. Jam e bindur se Meta është përtej të gjithë liderve të tjerë. Meta komunikon me çdo njeri, është personi më pa komplekse.
Në moshën 52 vjeçare, Meta nuk mund të ndalojë, përkundrazi do të vazhdojë me një eksperiencë më të madhe. Ai është politikani që ka fituar të gjitha betejat e tij pavarësisht se ka qenë i vetëm në luftëra.
Discussion about this post