Kryetari i LSI-së Petrit Vasili, i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Feviu, ka deklaruar edhe njëherë tjetër se në zgjedhjet e 25 qershorit, LSI do të dalë forcë e parë.
Mirëpo Fevziu mendjëherë i ka thënë se LSI-ja nuk i ka shanset. Kjo deklaratë duket se nuk i ka pëlqyer Vasilit, i cili është përmbajtur dhe e sqaron gazetarin se ky nuk është një opinion personal, por çështje matematikore.
DEBATI
Fevziu: Pas zgjedhjeve me kë preferoni të bëni koalicion, me PS apo me PD?
Vasili: Preferenca kryesore është të përfundojmë zgjedhjet duke dalë forcë e parë politike.
Fevziu: Ju nuk keni shans
Vasili: Nuk ju kuptova
Fevziu: kKy është opinion im personal sepse nuk mund të përmbyset politika kaq papritmas
Vasili: S’ka asnjë parti tjetër. Rritja e LSI-së e vërteton këtë. Nëse doni ta analizoni objektivisht, rritja e LSI është e karakterit eksponencial. Është tërësisht dhe matematikisht me garanci të plota për këtë që po them, nuk është objektiv pasionant. Në rast se nuk do të jeni objektiv do të thoni se nuk doli e merituar.
Fevziu: Po dakord, po në rast se ju fton PS ose PD pas rezultatit
Vasili: Do ftonte forca e dytë politikë forcën e parë?
Fevziu: Nëse PS apo PD i bëjnë 71 vota, ju do qëndroni në opozitë?
Vasili: LSI në opozitë ka lindur. Vërtet e keni problem, do e përdor edhe unë mjekësinë duke iu referuar doktorit se zanat e kam. Ne nga opozita vijmë, 2005-2009. Erdhëm në pushtet nga opozita apo nga mazhoranca? Nga opozita.