Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në LSI, Ralf Gjoni, ka ironizuar së fundmi kryeministri Edi Ramën përmes një video që sipas tij tregon haptazi mashtrimet e Ramës.
Në qendër të saj janë deklaratat e kreut të Qeverisë gjatë këtyre ditëve në takimet elektorale përkundër deklaratave të tij për mediat gjatë viteve qeverisje.
Ky reagim i Gjonit vjen pas akuzave të vazhdueshme të Ramës ndaj administratës, duke e cilësuar këtë të fundit si dështim.
“Ata që kanë kaluar nga konkurset në Administratën Publike e dinë shumë mirë që janë konkurse reale dhe janë konkurse të vështira” përkundër “Administratë Shtetërore e cila është kalbur për shkak të partive që e kanë kthyer administratën e shtetit në një tepsi për ndarjen e pushtetit”.
“Vetëm mashtron. E paparë”, shkruan Ralf Gjoni.
(XH.A/SHUPLAKA)