Kreu i LSI-së ishte një nga ministrat e shkarkuar falë marrëveshjes që u arrit dje mes Ramës dhe Bashës.
Pak minuta më pas pritet një reagim i kreut të LSI-së në një konferencë për mediat. Ditën e djeshme Vasili u shpreh marrëveshja e djeshme nuk e zbaton paketën McAllister ashtu siç ishte përfolur.
Shumë e kanë interpretuar këtë marrëveshje si një koalicion me bazë të gjerë PD-PS për të nxjerrë jashtë loje partitë e vogla dhe mes tyre dhe LSI-në.
Nuk dihet cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë sot Vasili por një gjë është e sigurt, në ditët e ardhshme priten zhvillime të vrullshme.
Duhet thënë se në sajë të marrëveshjes së arritur dje, opozitës i janë dhënë poste ministrore, disa drejtori mjaft të rëndësishme dhe shtyrja e zgjedhjeve me një javë.
(E.K/SHUPLAKA)