Kryeministri Edi Rama vijon takimet e tij në qarkun e Dibrës. Sot ai ka zgjedhur që të konsumojë kafen e mëngjesit me disa banorë të zonave të Peshkopisë.
Qytetarët janë ndalur te shqetësimet e tyre po nuk kanë munguar as batutat në lidhje me situatën politike.
Sipas njërit prej banorëve që ishte në tavolinë situata për Partinë Socialiste paraqitet shumë e mirë, dhe se të djathtët do votojnë majtas.
Mirëpo menjëherë ka ndërhyrë kryeministri, i cili është shprehur se do votojnë për Partinë Socialiste se majtas mund të votojnë dhe për parti të tjera.
Duhet thënë se retorika e Ramës në këto prag zgjedhjeje është garantimi i një shumice prej 71 mandatesh të Partisë Socialiste, në mënyrë që të qeverisë e vetme.
Rama: Po hë na thuaj si e sheh situatën meqë qenkë i informuar
Qytetari: Situata më e mirë nukë bëhet dhe ata që janë në çadër do votojnë për të majtën
Rama: Jo për të majtën jo, do votojnë për Partinë Socialiste thuaj
Qytetari: Po, po për Partinë Socialiste, se LSI-ja është kundërshtari ynë më i madh
Rama: Jo lëre atë muhabet, se është muhabet tjetër ky. (E.K/SHUPLAKA)