Vetëm pak orë para nisjes së heshtjes zgjedhore policia e shtetit tmerroi banorët të shtyrë nga bashkëshorti i kandidates së Partisë Socialiste Artemisa Dralo. Polica ka ndaluar makina të përkrahësve të LSI me planin për të vendosur drogë në makinat e tyre.
Menjëherë pas këtij skandali deputeti i Gjirokastrës Vangjel Tavo i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Cako dhe të merren të gjitha masat për ruajtjen e rendit dhe mos-përfshirjen e oficerëve të policisë në inskenime të tilla të rënda në dëm të procesit zgjedhor.
Skandali vazhdon kur, sipas burimeve tejet të sigurta nga Brenda policisë së shtetit vjen informacioni që vëllai i Arben Isaraj, Zv/Ministrit të Drejtësisë, Altin Isaraj, një person me të shkuar kriminale dhe i arrestuar jashtë vendit për trafik droge, i shoqëruar me katër persona të tjerë të armatosur po nisen nga Vlora drejtë Gjirokastrës për të terrorizuar votuesit dhe për të intimiduar banorët.
Policia e Gjirokastrës pret të zbatojë një skemë tjetër intimidimi, terrori dhe presioni, kjo skemë përfshin arrestimin e 4 apo 5 personave të lidhur me LSI, të cilëve do i ngrihet një kurth i rremë për blerje votash. E gjithë policia e shtetit duket se është tejet e investuar për ti shërbyer krimit dhe tjetërsimit të rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës. (S.SH/Shuplaka)