Në rubrikën “Kam një mesazh për ty” të LSI-së, deputetja Kejdi Mehmetaj ka folur për deklaratën e sotme t ëish-ministrit Saimir Tahiri dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, se LSI është një makinë me dy timonë.
“E kam dëgjuar sot këtë, u qarkullua shumë nëpër media. Në fakt shqetësimi im nuk është nëse makina ka 1 apo 2 timonë pasi kjo ndodh kur një njeri e mëson makinën për herë të parë dhe kjo ndodh që të jetë i sigurt.
Problemi im është çfarë ndodh kur shoferi është i dehur dhe nuk ka njeri që ta kontrollojë atë. Në këtë aspekt ju them se makina e LSI është një makinë e sighurt, ecën me shpejtësi me siguri por me një kontroll të plotë të marshave dhe të frenave të saj, jo nga një as nga dy por nga një grup i madh njerëzish.”, tha Mehmetaj.
Sajmir Tahiri nga Petrela bashkë me kreun e Bashkisë Erion Veliaj teksa prezantuan kandidatët për deputetë, Xhemal Qefalia dhe Azbi Arapi, pohuan se makinë me 2 timonë nuk mund të ketë. Një thumb ky për LSI-në. (D.D/Shuplaka)