Përpara fushatës përmbyllëse në Fier, Lëvizja Socialiste për Integrim, është ndalur në Kuçovë, ku kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Beratit, premtoi përpara të rinjve se nga 170 mijë vende pune që do të happen, 100 mijë prej tyre do të jenë për të rinjtë.
Llambriola Misto kërkoi nga banorët që t’i japin një shans më shumë për të ndihmuar familjet e tyre: “Partia e të rinjve është LSI-ja. Sepse nga 170 mijë vende të reja pune që do të hapim në 4 vitet e ardhshme 100 mijë do të jenë vetëm për rininë, sepse prioritet i LSI-së është e ardhmja e rinisë dhe jo e ardhmja e kriminelëve. Unë kam një ëndërr që t’i rikthej vlerat qytetit tim dhe t’ju jap një shans të gjithëve ju. Votoni LSI, votoni nr. 1! Më jepni një shans dhe unë do tua kthej në një shans për familjet tuaja”.
Ndërsa, kandidatja tjetër e LSI-së, Silva Caka, theksoi se të rinjtë duhet ë marrin në dorë fatet e vendit dhe duhet të marrin shanset për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.
I pranishëm në këtë takim elektoral ishte edhe ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
(XH.A/SHUPLAKA)