23:17 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“LSI nuk kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor”, Kryemadhi: Rama manipuloi fotot në Berlin

20:54 | 13/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Monika Kryemadhi denoncon tjetërsimin e pronave në Kashar: Rama po i turret shtëpive të shqiptarëve duke vjedhur ç’të mundi (Video)

Në kulmin e debatit për reformën zgjedhore, edhe LSI ashtu si PD nuk e sheh problemin e krizës politike te sistemi.

Monika Kryemadhi e ftuar në RTV Ora thotë se problemi është kriminalizimi i votës dhe Kuvendit.

Kryemadhi: Çfarë ka të keqe reforma zgjedhore, ne kemi diskutuar 6 vjet për reformën zgjedhore. Janë disa variante që do të vendosen me një vendim politik. Ne e kemi provuar edhe sistemin mazhoritar dhe  me korrektim proporciopnal, proporcional rajonal. Problemi nuk qëndron te sistemi por kriminalizimi  i votës dhe parlamentit. Në 2008 kemi bërë një grevë urie dhe kërkonim lista ta hapura.

Kryemadhi thekson se para së gjithash, PS është e para që nuk ndryshon sistemin.

E pyetur nëse mazhoranca mund të marrë votat e opozitës në Kuvend  për të kaluar në mënyrë të njëanshme reformën zgjedhore, Kryemadhi shprehet:

Kryemadhi: Mund ta bëjnë po problemi është sa legjitimë janë ata deputetë. Është shkelur Kushtetuta dhe rregullorja se janë tërhequr jo 60 deputetë por 190 deputetë. Së dyti vakancat bëhen çdo 1 muaj nga një deputet, duhet të kalonin 6 vjet derisa të bëheshin vakancat e plota.

Kryetarja e LSI-së  thekson se Shqipëria vuan mungesën e institucionit të dialogut.

Kryemadhi: Mungesa e dialogut politik ka bërë që të jemi ku jemi sot. Pse jemi në një krizë politkke, ekonomike, shoqërore,njerëzore? Nuk ekziston institucioni i dialogut në Shqipëri. Mungesa e institucionit të dialogut ka sjellë gjithmonë që pasi është qelbur muhabeti, pasi është shkatërruar çdo institucion ne themi të ulemi në tryezë të shpëtojmë njërin apo tjetrin.Dialogu nuk është thjesht zgjidhje dhe marrëveshje me njërin apo tjetrin.

Kryetarja e LSI-së, deklaroi gjithshtu  se në takimin e kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel ka pasur manipulim fotosh.

Monika Kryemadhi: Çdo ditë që më shumë Shqipëria largohet nga negociatat aq më shumë do të rritet distancimi, vuajtja, varfëria e shqiptarëve. Pra historia e negociatave është e lidhur ngushtë me ekonominë shtëpiake të çdo shqiptari. Hapja e negociatave do të thotë që shqiptarët do të kenë një shans apo mundësi për të jetuar më mirë. Do të kenë mundësi për të shkolluar fëmijët e tyre më mirë, do të kenë një shëndetësi më të mirë, do të kenë një sistem drejtësie të pavarur që do t’ju shërbejë për të luftuar kundër padrejtësive. Shpresoj që deri në datën 18 kur të jepet vendimi përfundimtar Shqipëria të marrë një raport pozitiv  sepse do të ishte një shpresë dhe një dritë jeshile për shqiptarët. 

Zyra e kryeministrit është një zyrë propagande që funksionon për evidentimin e pamjes artistike të kryeministrit. 

Pyetje: Ne nuk e dimë dhe nuk është bërë publike ajo që ka diskutuar Rama në takimin me Merkel. 

Monika Kryemadhi: Unë nuk di nëse në të vërtetë ambasadori shqiptar është nxjerrë në atë takim. 

Pytje: Por në një foto të nxjerrë nga zonja Merkel, publikuar vetë nga zyra e saj ku Rama i dhuron një libër pikturash. 

Monika Kryemadhi: Dhe nga zyra e kryeministrit është shpërndarë një foto ku Rama me kancelaren Merkel përshëndesin publikun me dorën ngritur. Në fakt nga zyra e kryeministrit shpërndahet një foto me xhaketë të kuqe të kancelares dhe ndërkohë nga zyra e kancelares shpërndahet një foto me xhaketën blu kancelarja.

Pytje: Mendoni se është bërë një manipulim fotosh ng ana e stafit të kryeministrit?

Monika Kryemadhi: Sigurisht, as nuk kam pikën e dyshimit. Nuk është ky problemi a do t’i sjelli kjo bukë shqiptarëve. 

Pytje: Pse duhet ta ketë të nevojshme kryeministri që të manipulojë një takim?

Monika Kryemdhi: Sepse unë mendoj që kryeministri mendon që ne duhet të merremi sot me takimin e dështuar apo të suksesshëm të kryeministrit me kancelaren dhe të mos merremi me 400 milion eurot që u vodhën dje në parlamentin shqiptar. 400 milion euro janë para që vidhen drejtpërdrejtë nga xhepi i shqiptarëve./Ora News

Etiketa: lsi nuk kerkon ndryshimin e sistemit zgjedhorMonika Kryemadhirama manipuloi fotot
Pas

“Tirana, e dënuar të shndërrohet në parajsën e re krijuese të Europës”

Para

Alarm në Angli: Lojtarët dhe tifozët vrapojnë, stadiumi boshatiset me sekonda (VIDEO)

Para
Alarm në Angli: Lojtarët dhe tifozët vrapojnë, stadiumi boshatiset me sekonda (VIDEO)

Alarm në Angli: Lojtarët dhe tifozët vrapojnë, stadiumi boshatiset me sekonda (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.