Duhet thënë se Shqipëria vijon të jetë në listën e zezë për trafikimin e lëndëve narkotike. Edhe raporti i një jave më parë i DASH-it thekson faktin se Shqipëria është një nga rrugët më të rëndësishme të kalimit të drogës.
Ashtu si dhe pak ditë më parë edhe sot Luan Rama e ka vendosur theksin te lufta më e madhe që duhet të bëhet nga institucionet në këtë drejtim. Ai u shpreh se suke qenë se jemi në një vit zgjedhor mundësia që trafikantët të përfitojnë nga shpërqëndrimi i vëmendjes është shumë e madhe.
‘’Shqipëria nuk mund të vijojë të jetë në krye të listave për trafikun e drogës. Kjo është përgjegjësia e të gjithëve po sidomos e mazhorancës. Ne jemi zgjedhur të jemi nën drejtimin e vendit dhe duhet të kuptojmë përgjegjësinë që na takon.
Fokusimi te zgjedhjet krijon një vakum vëmendje dhe kjo mund të shfrytëzohet nga trafikantët për të shtuar punën. Duhen marrë të gjitha masat që 2017-ta të mos ngjajë më me vitin që mbyllëm.’’, deklaroi Luan Rama në fjalën e tij. (E.K/SHUPLAKA)