Lëvizja Socialiste për Integrim ka nxjerrë sot pasdite kandidatin e saj për Bashkinë e Kavajës. Ai do të jetë Maksim Kona. Ai është arkitekt me studime të kryera në Itali.
LSI nuk kishte nxjerrë më përpara kandidat për zgjedhjet e pjesshme të Kavajës të cilat u shtynë duke u lajmëruar nga kryeministri Rama se po përgatitej sipas tij një plan për destabilizim.
Zgjedhjet e pjeshme të Kavajës do të mbahen me 25 qershor së bashku me zgjedhjet parlamentare. Pritet po ashtu të zyrtarizohen kandidatët e PD dhe PS për zgjedhjet e pjesshme të Kavajës.
Në fakt, Kona është një emër i njohur në Kavajë me një “background” të pasur në fushën e shkencave inxhinierike dhe në arkitekturë. Maksim Kona, lindur më 27 prill të vitit 1958 dhe i diplomuar për inxhinieri ndërtimi në Torino, është i specializuar në projektim e supervizionim të ndërtimeve civile, ndërtimeve industriale, rrugëve, veprave të artit, impiante dhe hidrocentrale. LSI ka përzgjedhur një njeri me shumë personalitet që të konkurrojë përballë partive të tjera.
Vihet re se Kona ka projektuar me dhjetëra e qindra vepra infrastrukturore, por edhe HEC-e nga më të ndryshmet në Itali, ku ka jetuar për shumë vjet, por edhe në Shqipëri.
(M.D/Shuplaka)