Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar sot para mbështetësve të saj programin elektoral për zgjedhjet e 25 qershorit. Papunësia dhe ekonomia kanë qenë dy pikat e para të prekura nga kreu i LSI-së Petrit Vasili, si të lidhura zinxhir me njëra-tjetrën.
Vasili deklaroi “Ky plan rikthen optimizmin, i bën të rinjtë që të gjejnë arsye të mëdha për të gjetur të ardhmen këtu. Një premtim, 170 mijë vende të reja pune, 100 mijë vende të reja pune, të mirëpaguara janë menduar vetëm të rinjtë.
Ky është një stimul ndaj mijëra të rinjve. Këta 100 mijë vende të reja pune japin një përgjigje të menjëhershme duke e përgjysmuar brenda 4 viteve këtë problematikë. Nuk kemi një shifër përgjithësuese por të saktë se si do jetë e shpërndarë, në turizëm, bujqësi, infrastrukturë dhe shërbime të të gjitha formave”, deklaroi Vasili.
Ai tha se ky është një angazhim solemn ndaj të rinjve. “Programi orientohet në principin e përdorimit të potencialeve shumë të mëdha, bujqësia në njërën anë dhe turizmi në anën tjetër. Ne i japim përgjigje njëherë e përgjithmonë plagës së madhe të shoqërisë shqiptare”, theksoi Vasili.
Një tjetër premtim që Vasili dha ishte ndërtimi i infrastukturës në ato ekzistuese por edhe ndërtimin e rrugës së Arbit, në Vlorë, Fier.
“Objektivi madhor i yni në 4 vite është të çojmë ppërpara këtë prgogram kaq të qartë me aktivizimin e këtyre potencialeve, rritja ekonomike do të ketë një potencial në rritje me 7,8,9 %
Programi I LSI-së e është përgjigje e vetme që shqiptarët presin dhe çdo familje të ketë motive për të qenë më të qetë”. U shpreh Vasili gjatë fjalës së tij. (S.SH/Shuplaka)