Kreu I Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili thotë se kryeministri ka asgjësuar Operacionin Nderkombetar te Monitorimit që ishte dhe garancia e reformës në drejtësi.
Vasili thotë se SHBA dhe BE duhet të flasin tani sot në lidhje me këtë pasi nesër do të jetë vonë.
“Edi Rama e perzuri perfundimisht edhe monitorimin nderkombetar nga reforma ne drejtesi.
BE dhe SHBA garantuan shqiptaret se ONM do te ishte syri i tyre ne reformen ne drejtesi ndaj i besuam dhe e vume ne Kushtetute”, shkruan Vasili.
POSTIMI I PLOTË:
Kryeministri e asgjesoi ONM-ne. BE dhe SHBA flisni sot, neser eshte shume vone…
Kryeministri shkaterroi perfundimisht reformen ne drejtesi duke asgjesuar edhe Operacionin Nderkombetar te Monitorimit (ONM).
ONM ishte garancia nderkombetare e kushtetuese e reformes ne drejtesi.
ONM ka dhene opinion negativ per disa kandidate te shoqerise civile,por mekembesi i kryeministrit,sekretari i pergjithshem i kuvendit te shqiperise, i perbuz,nuk pyet fare dhe i konsideron normal.
Edi Rama e perzuri perfundimisht edhe monitorimin nderkombetar nga reforma ne drejtesi.
BE dhe SHBA garantuan shqiptaret se ONM do te ishte syri i tyre ne reformen ne drejtesi ndaj i besuam dhe e vume ne Kushtetute.
ONM u asgjesua nga kryeministri me qellimin e vetem qe ai ka: kapjen e drejtesise.
Pra BE dhe SHBA nuk kane me sy ne zbatimin e paanshem te reformes ne drejtesi.
Kujt ti besojme tani ????
(B.H/Faxweb)