Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk kanë shkuar në pritjen e lamtumirës të organizuar nga ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin në rezidencën e BE.
Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se vendimi u mor në mbledhjen e grupeve. Sot kreu i PD Basha dha një mesah për ambasadorët kur deklaroi se “peshqit e mëdhenj” amabasadorët i kishin në krah.
Gjithashtu edhe Kryemadhi bëri ‘presion’ për ata që nuk tregojnë të vërtetën.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump dy ditë më parë propozoi Kathleen A. Kavalec për ambasadore në Shqipëri, duke zëvendësuar Donald Lu.
Në vend të Vlahutin, BE dërgon në Shqipëri Luigi Sorecan.
(B.H/Faxweb)