Ambasadori i SHBA-ve Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin mësohet se u kanë këkruar partive të vogla parlamentare që të takohen të premten.
Mësohet se kjo ftesë vjen si një thirrje për vazhdimësinë e negociatave. Takimi do të jetë informues dhe konsultativ.
Lu ka takuar sot Ramën dhe Metën bashkë me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin dhe Bernard Bochard, përfaqësuesi i OSBE-së në vendin tonë.
Të gjitha këto takime ditën e sotme erdhën pasi mbrëmë nuk u arrit asnjë negociatë mes palëve politike në vend. Në qendër të bisedimeve në takimin Lu dhe Rama ishin negociatat e dështuara për krizën politike të partive pasditen e djeshme në prani të negociatorëve të huaj, McAllister dhe Fleckeinstein.
(M.D/ Shuplaka)