11:19 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Lu me mendje te ”peshqit e mëdhenj”, përsërit prej muajsh të njëjtat deklarata

14:27 | 07/11/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Letra e banorëve të Shkozës për Donald Lu-në: Kemi trokitur në të gjitha dyert dhe nuk na kanë dhënë zgjidhje

Jo kriminelë, po peshq të mëdhenj, për kë e ka fjalën Donald Lu? Sot dëgjuam për të tretën herë me rradhë sesi ambasadori amerikan Donald Lu foli për koka të mëdhaja që duhen arrestuar.

Për herë të parë këtë Lu ka folur për katër klane mafioze dhe 20 familje që ushtrojnë akivitetin e tyre kriminal në vendin tonë, ndërkohë që edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj, ende asnjë zhvillim nga fronti i të mëdhenjve.

“Më në fund shqiptarët duhet të jenë krenar për përparimin dmth kundër kultivimit të kanabisit. Por sfida më e madhe është ende përpara Shqipërisë, lufta kundër krimit të organizuar. Derisa peshqit e mëdhenj të arrestohen e të ndiqen penalisht e të futen në burg, kanabisi do të kthehet. Katër klanë kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihet trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave.

Janë disa emra të famshëm kriminelesh shqiptar si trafikanti i drogës, Emiljano Shullazi për të cilin media pretendon se vazhdon të bëjë trafik nga qelia e paraburgimit, apo Lul Berisha, kreu i bandës së Durrësit që gabimisht u lirua herët nga zyrtarë të burgut, kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit po në mënyrë të mistershme është i lirë. Së fundmi Klement Balili, trafikant droge i kërkuar nga Greqia dhe DEA e SHBA po që ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe minsitrisë së Drejtësisë. Ka dhe shumë shullazë, lul berisha dhe klement balilë të tjerë në Shqipëri”, deklaronte Lu në fillim të tetorit.

Më tej ai e përforconte këtë edhe në një koment të gazetarit Minxhozi, ku saktësoi se nuk donte që deklaratat e tij të përdoreshin politikisht.

“Të lumtë, Skënder Minxhozi! Të gjithë nxitojnë ta shohin këtë betejë si kundër PS-së apo PD-së. Ne amerikanët, duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit.
 
Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangster të futen në burg. Mjaft u zutë dhe futjuni punës” – shkruan ambasadori Donald Lu pas një video të publikuar nga gazetari Skënder Minxhozi.

Ndërsa rasti tjetër i Lu-së është sot, ku në fjalën e tij nuk na tha asgjë të re, perveccse vendosi si afat për arrestime të tjera janarin.

”Nëse ne do vendos gatishmërinë dhe besueshmërinë tonë, ne presim rezultate. Çfarë presim? Presim që ky plan agresiv i qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin e disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm”, theksoi Lu në takimin për prezantimin e planit të ri ”Forca e Ligjit” që do të zbatohet nga Task Forca Speciale.

E po peshq, peshq ambasadori, dhe peshq nuk po shohim gjëkundi, ndoshta ka ardhur koha që Donald Lu të lërë diplomacinë dhe të na flasë me emra!

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: ambasadoridonald lulu
Pas

Basha: Pse Rama e mbrojti Tahirin nga arresti, ç’bënte gruaja e ish-ministrit në zyrë natën

Para

Shkarkimi i Piro Xhixhos, zbardhet motivacioni i lirimit nga puna: Pamundësia fizike dhe mendore

Para
Shkarkimi i Piro Xhixhos, zbardhet motivacioni i lirimit nga puna: Pamundësia fizike dhe mendore

Shkarkimi i Piro Xhixhos, zbardhet motivacioni i lirimit nga puna: Pamundësia fizike dhe mendore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet Indonezinë, nuk ka rrezik për cunami sipas autoriteteve

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 55”,Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Trump kërcënoi BE-në me tarifë 30%, paralajmëron ministri i Jashtëm italian: Kemi përgatitur taksa me vlerë 21 miliardë euro për produktet amerikane

GJKKO nxjerr në arrest shtëpie ish-Shefi e Rrugores Tiranë, Roven Zeka

Sot pritet të mbyllet aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth! Kanë mbetur vetëm dy objekte

Lufta në Gaza vazhdon/ Ushtria izraelite: “Kemi shkatërruar 100 objektiva të Hamasit”

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.