Pas takimit që pati me ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj, ambasadori amerikan Donald Lu ka dhënë një mesazh për mediat.
Lu ka thënë se po ndjek me vëmendje akuzat e opozitës ndaj vëllait të ministrit, po ka shtuar se kjo nuk është arsye që të ndërpritet puna për goditjen e kokave të mëdha të krimit në vendin tonë.
‘’Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur.
Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”, është shprehur ambasadori Donald Lu.
(E.K/FAXWEB.AL)