Presidenca ka organizuar sot “Javën e fëmijëve jetimë”, kushtuar 100-Vjetorit të krijimit të Strehës së parë Vorfnore në Shqipëri. Në këtë organizimin mori fjalën edhe ambasadori amerikan Donald Lu, i cili u shpreh se fytyrat e fëmijëve janë të mahnitshme.
“Ju mund të shikoni fytyrat e këtyre fëmijëve që janë të mahnitshme. Jam krenar që kjo punë është bërë nga misionaret amerikane dhe Kryqi i kuq Amerikan. 100 vjet më parë amerikanët erdhën këtu për ngritjen e strehës së parë vorfnore.
Sot SHBA ndihmon për ngritjen e Forcave të Armatosura, luftën kundër krimit dhe ngritjen e institucioneve të reformës në drejtësi.
Streha vorfnore është komshi me ambasadën dhe ne i urojmë komshiut tonë të dashur, “Edhe 100!”., u shpreh Lu. (J.V/Faxweb)