Ambasadori amerikan Donald Lu gjatë një dreke me gazetarë të njohur është shprehur se bojkoti i opoztës pengon Reformën në Drejtësi dhe Reforën Zgjedhore.
Sipas Ora News Lu ka deklaruar se mbështet protestat, por jo bojkotin e parlamentit. Ai ka apeluar palët të dialogojnë për të gjetur një zgjidhje por pa penguar proçesin e Vettingut.
“SHBA mbështet kërkesën për zgjedhje të lira, për dekriminalizimin. Partia Demkratike duhet t’i rithehet menjëherë jetës parlamentare dhe të votojë Komisionet e Vettingut. Palët të dialogojnë për të gjetur një gjuhë të përbashkët po pa penguar Vettingun. Të mos vonohet Vettingu për të cilin është votuar më 21 korrik. “, u shpreh Lu. (J.V/Shuplaka)