21:24 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Luajmë dhe rindërtojmë”, Lila tregon detajet e ndeshjes për të prekurit nga tërmeti: Do të jetë zjarr!

14:42 | 09/01/2020
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Luajmë dhe rindërtojmë”, Lila tregon detajet e ndeshjes për të prekurit nga tërmeti: Do të jetë zjarr!

Kreu i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë, Andi Lila tregoi detajet e ndeshjes që do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania” për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.

Në një intervistë për “FaxNews”, Lila tregoi se ndeshja do të organizohet në dy pjesë nga 35 minuta dhe do të aplikohen edhe penalltitë nëse do të përfundojë në barazim. Për të intriguar tifozët që të shkojnë ta ndjekin, Andi Lila u shpreh se ndeshja do të jetë zjarr.

Ai shpjegoi se në stadium do të bëhen bashkë yjet ndër vite të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë.

“Është hera e parë që ndodh që 4 skuadra të jenë të pranishme në stadiumin “Air Albania”. Kjo ndeshje është ndeshje zjarri sepse po luan ai brez futbollistësh që kanë bërë histori me komnbëtaren tonë, kështu që mendoj se tifozët mezi po e presin. Të na bashkohen për një kauzë të jashtëzakonshme.

Ndeshja do të fillojë në orën 18:00, njerëzit duhet të vijnë në stadium pak më herët sepse do të ketë edhe një festë. Do të luhen dy gjysmë-finale nga 30-35 minuta. Nëse barazojmë do të ketë penallti. Arbitret do të jenë femra sepse duam të jemi gjithëpërfshirës. Akoma nuk i di emrat e arbitreve, por duam t’ju japim dorën. Unë kam shumë besim, është ndeshje e thjeshtë”, tha Andi Lila.

Ai iu ktheu një përgjigje edhe të gjithë atyre kritikuesve apo të pakënqurve pse nuk janë pjesë e sfidës. Me ironi Lila tha se ndeshja luhet vetëm me 11 lojtarë.

“Jemi lodhur shumë me këtë projekt sepse kemi më shumë se një muaj që merremi. Kemi lënë edhe familjet pas dore për këtë periudhë, kështu që mund të ketë edhe pakënaqësi. Kriteri ynë ishte që të ishim një skuadër gjithëpërfshirëse, ja kemi arritur ta kemi, kështu që jemi në rrugë të mbarë, por për qejfmbetjet do t’i flasim një herë tjetër.

Është një kauzë shumë më e madhe sesa të gjithë ne. Edhe kemi gabuar, jemi të rinj. Ndoshta dikush ka fol, duhet të ishte pajtetër, duhet të ishin edhe 200 të tjerë, por futbolli luhet vetëm me 11 lojëtarë. Të gjithë do ta kenë emrin te stadiumi, kush ka kontribuuar. Tani se del dikush dhe sheh ëndrra, kjo është një kauzë e tërmetit”, deklaroi Andi Lila. Ai garantoi se për çdo biletë të shitur do të ketë transparencë të plotë.

Etiketa: andi lila
Pas

5 pikat kyçe për një dietë të shëndetshme për ata që vuajnë nga obeziteti

Para

Plas keq sherri në Peshkopi, plagoset një polic, arrestohet një nga autorët

Para
Grabitën zyrën ku paguhen gjobat, arrestohen në flagrancë dy persona në Durrës (Emrat)

Plas keq sherri në Peshkopi, plagoset një polic, arrestohet një nga autorët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.